'Ka diktuar një lloj mode në heshtje për politikanët', stilisti i famshëm komenton veshjen e kryeministrit Rama

'Ka diktuar një lloj mode në heshtje për politikanët', stilisti i famshëm komenton veshjen e kryeministrit Rama

Edi Rama me bashkëshorten

Stilisti i famshëm shqiptar Joni Peçi e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama me një pamje të këndshme.

I ftuar në emisionin e Mustafa Nanos, ai ka komentuar për veshjen e kryeministrit shqiptar.

Kur është pyetur nga drejtuesi i emisionit, ai ka theksuar se nuk e shqetësonte veshja por puna dhe ndikimi tek të gjithë personat e këtij vendi, pasi është shumë bananle të flasësh për pantallonat e kryeministrit në vend që të flitet për punën dhe ndikimin e tij.

“Veshja është çështje shijesh. Unë preferoj më shumë të shikoj Edi Ramën me këtë veshje se sa një politikan me këpucë lustrafin dhe një kostum sportiv e çorape për palestër në aeroport”, është shprehur stilisti Peçi.

Ai e ka vlerësuar me notën 9 dhe ka theksuar se ka diuktuar një lloj mode në heshtje për të gjithë politikanë e tjerë.

Unë nuk jam as i majtë dhe as i djathtë, por në shumë raste kryeministri Rama duket shumë këndshëm me veshjet e tij”, ka thënë stilisti.

Kryeministri Rama njihet për veshjet e tij ekstravagante duke dalluar nga politikanët e tjerë, të cilët janë mjaftuar me veshjen serioze kostum kravatë dhe këpucë.

Ai ka rënë në sy edhe në takimet jashtë vendit me atletet, ngjyrat e ndezuara apo kravatat e çuditshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona