Ka fuqi paguese dhe nuk i kthen kredinë sovrane, pr/ligji: Kredimarrësit i bllokohen llogaritë dhe i sekuestrohet shuma e papaguar

TIRANË- Garancitë sovrane të miratuara në vitin e kaluar në vlerën e 26 miliardë lekëve për mbështetur bizneset që kishin vështirësi si pasojë e pandemisë, kanë sjellë problematika në menaxhimin e tyre nga Ministria e Financave, si për aplikimet ashtu edhe për kthimin e kredive.

Për këtë arsye Ministria e Financave ka propozuar disa ndryshime ligjore në ligjin për “Huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë”, ku të drejtat për menaxhimin e kredive sovrane dhe kthimit të tyre i kalojnë Agjencisë së Trajtimit të kredive.

Çështja e mbledhjes së detyrimeve nga subjektet përfituese të garancive sovrane jo vetëm në rastin e pandemisë është një shqetësim i ngritur edhe nga KLSH, ndaj Ministria e Financave thotë në projektligjin e hedhur për konsultim publik se do të merren të gjitha masat e nevojshme që subjektet të shlyejnë detyrimet.

Në ndryshimet e propozuara përfshihet edhe bllokimi i llogarive bankare, kur subjektet përfituese të garancive kanë fuqi paguese dhe nuk kanë shlyer këstet. Ndryshe nga sa parashikohet në ligjin aktual ku në rast mospagimi të kredisë nga subjektet, detyrohet ministria e Financave të bëjë pagesën brenda 15 ditëve, në projektligjin e ri thuhet se financat do të bëjnë verifikim të paaftësisë paguese.

Pavarësisht se Ministria do ta paguajë këstin, ajo do t’u kërkojë bankave informacion mbi gjendjen e llogarive bankare të subjekteve përfituese të garancisë. Pas pas marrjes së informacionit për gjendjen financiare të subjekteve që kanë marrë kredinë, nëse vërtetohet që kanë aftësi për të paguar, Ministria e Financave do të kërkojë bllokimine llogarive bankare dhe sekuestrimine kundravleftës që ajo ka paguar, si dhe merr masa administrative për kredimarrësin.

Sa i takon Agjencisë së Trajtimit të Kredive, do të ketë si qëllim administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit sa i takon skemave të garancive, të mbajëbazën e të dhënave dhe regjistrin analitik të garancive që menaxhon, të verifikoj rastet e garancisë për pagesat dhe në rast mospagimi nga huamarrësi të njoftojë Ministrinë e Financave dhe të ndjekë rastet deri në pagim.

(Kliko këtu për të lexuar projektligjin)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë