'Ka mushkëri kali', mesfushori i Partizanit ofertë nga Zvicra

'Ka mushkëri kali', mesfushori i Partizanit ofertë nga Zvicra

Partizani

Valentino Murataj mund të vijojë karrierën në Zvicër. Mesfushori i Partizanit është në "optikën" e Thun në Ligën e Dytë zvicerane. Fieraku këtë sezon zhvilloi 34 paraqitje me kampionët e Shqipërisë, duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 5 asiste.

26-vjeçari ishte një nga pikat fikse të mesit të fushës për Giovanni Colellën. Tanimë është "OneFootball" që bën me dije se Thun ka parë te Murataj lojtarin që kërkon të ketë në ekip.

Duket se pas Skukës dhe Bitrit, Partizani do bëjë një tjetër lëvizje dalëse në merkato. I afruar në janarin e 2021 nga Bylis, Murataj ka treguar forcë dhe zgjuarsi në mesin e fushës. "Ka mushkëri kali dhe vetëm vrapon", ky është përcaktimi i medies në fjalë për Muratajn.

Valentino Murataj

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)