Kabineti i ri, Rithemelimi: Ndryshimet e qeverisë Rama janë simbol i korrupsionit

Kabineti i ri, Rithemelimi: Ndryshimet e qeverisë Rama janë simbol i korrupsionit

Floriana Garo

Për Rithemelimin, emrat e rinj në qeveri, që njoftoi kryeministri Edi Rama dje në Asamblenë e Partisë Socialiste, janë simboli i korrupsionit. Përmes një deklarate për shtyp Floriana Garo thotë se ndryshimet e qeverisë për Rithemelimin janë thjeshtë një përpjekje e dështuar, për një retush pa sukses, të imazhit të PS.

Deklaratë e Floriana Garos

Për Partinë Demokratike, ndryshimet e qeverisë, që Edi Rama njoftoi në Asamblenë e tij, janë thjeshtë një përpjekje e dështuar, për një retush pa sukses, të imazhit te organizatës kriminale që drejton.

Është e vërtetë se ai dje largoi nga qeveria Olta Xhaçkën, famoze për vjedhjen dhe përvetësimin e pronave të ushtrisë, dhe për shndërrimin e burrit të saj në investitor strategjik.

Por, futi në qeveri famëziun Arbjan Mazniku, ortakun e bosit të Ndraghetës të Veronës, Migliorenzi, Mr. Babëzinë, që në postin e zëvendëskryetarit të Bashkisë së Tiranës, përveç rrogës si nënkryetar, merrte edhe 11 rroga te tjera. Të pangopurin që ulej në Dubai të Nusreti duke porositur biftekun 1 mijë euro, së bashku me Ballukun, Fugën etj.

Edi Rama largoi dje nga qeveria Edonën e Zeusit dhe emëroi Koçiun, famoze të gjobave dhe ryshfeteve në emërime, me të cilën garanton konsolidimin e sistemit e vjedhjes, si paraardhësit e saj në fushëen e shëndetësisë.

Ai dërgoi në Arsim njërën nga eksponentët kryesore të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Manastirliun, mbi të cilën rëndojnë dhjetëra dosje miliarda lekësh të vjedhura gjatë pandemisë së Covid 19, dhe mbi 20.000 mijë jetë të marra nga keqtrajtimi i saj, si dhe krime të tjera.

Ai dje hoqi Kushin e arsimit, që ishte një nxënëse në korrupsion, krahasuar me Denajn, bosen famoze të kontrabandës dhe vjedhjeve në dogana dhe tatime.

Partia Demokratike deklaron se kjo qeveri e dalë nga zgjedhjet, në të cilat krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim, nuk ka asnjë legjitimitet dhe, po të ju shtojmë këtyre ndryshimeve edhe emërimin e Taulant Begos në krye të rendit, organizata kriminale që drejton Edi Rama sot, është më e inkriminuar se çdo qeveri tjetër në 30 vitet e fundit.

Partia Demokratike fton shqiptarët në një lëvizje të fuqishme proteste për shpëtimin e Shqipërisë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 06/09/2023 08:05

    Filluan fjalimet e korbave te Berishes qe nuk bejn asnje pune po vetem sillen verdall rrugave si cakenj!

    Përgjigju
  • Rea: 05/09/2023 20:03

    Po ju jeni nje parti kriminelash qe e shkaterruan kete vend

    Përgjigju
  • Sofia: 05/09/2023 20:02

    Ju jeni e keqja me e madhe qe i ka ndodhur ketij kombi jo rama

    Përgjigju
  • Alban: 05/09/2023 20:02

    Uau , i njejti avaz 32 vjet , mjer opozita qe kemi

    Përgjigju
  • Titi: 05/09/2023 16:52

    Na u be dhe kjo politikane

    Përgjigju
  • Ani: 05/09/2023 16:51

    Dicka e cila do te sjell ne qeverin tuaj mjaft ndryshime

    Përgjigju
  • Ben: 05/09/2023 16:01

    Gjithe jeten injorante ngelet o democrate.Nivel katnar.Shume te prapambetur kulturalisht dhe politikisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë