Kaczynski 'padron' i Polonisë, konservatorët drejt një mazhorance absolute, të moderuarit dhe të majtët, të zhgënjyer

Kaczynski 'padron' i Polonisë, konservatorët drejt një mazhorance absolute, të moderuarit dhe të majtët, të zhgënjyer

Konservatorët në Poloni kanë një shumicë absolute në qeveri, kjo ka dalë pas votimeve në zgjedhjet parlamentare të ditë së djeshme.

Sipas të dhënave, në fund të një të diele pa një pjesëmarrje shumë më të lartë në votim sesa zakonisht dhe pothuajse në nivelet e zgjedhjeve të para gjysmë të lira të vitit 1989, sovranistët e udhëhequr nga lideri i tyre historik Jaroslaw Kaczynski ka fituar rreth 43.6 përqind dhe për këtë arsye, ata po shkojnë drejt një shumice absolute, bashkë me ultrakonservatorët e Koalicionit Kombëtar, aktualisht me 6.4.

Kaczynski e ndjen veten thuajse fare i sfiduar nga të majtët që aktualisht janë në 11,9 përqind. Koalicioni Qytetar, formacioni më i rëndësishëm i opozitës ka fituar rreth 27.4 përqind.

Në zgjedhjet e djeshme u votua për të zgjedhur 460 deputetë të Sejm (Dhoma e Ulët) dhe 100 anëtarët e Senatit.

Kaczynski dhe njerëzit e tij fituan pas një fushate shumë të efektshme dhe të luftuar kundër LGBT, për një integrimi të fortë politik, për një rritje më të madhe të shpenzimeve sociale dhe të ardhurave minimale, të cilat bindën klasën e varfër të votojë për të.

Fitorja e PiS e Kaczynski në vendin më të madh të lindjes brenda BE dhe NATO, është një sukses i rëndësishëm për të gjitha partitë sovrane në Union.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira