Kadarenë desh e “vranë” në ….Tiranë

Kadarenë desh e “vranë” në ….Tiranë

Në të vërtetë ngjarja e filmit argjentinas “Qytetari i nderit” (El ciudadano ilustre) zhvillohet në qytetin e vogël Salas, në një zonë rurale të Argjentinës, por pabesueshmërisht dinamikat e tij janë të ngjashme me atë që shkrimtarit tonë Ismail Kadare, kandidat për çmim Nobel, i ka ngjarë e vazhdon t’i ngjasë sot e kësaj dite. Filmi i Mariano Cohn dhe Gastòn Duprat u prezantua në festivalin e filmit në Venecia në 2016. Aktori Oskar Martinez është në rolin e shkrimtarit nobelist Daniel Mantonavi, i cili refuzonte ftesa, takime e çmime nga e gjithë bota, përveç njërës. Letra e kryebashkiakut të qytetit të tij të lindjes, Salas, e preku. Ata kanë menduar të vendosin një bust të nobelistit dhe ta nderojnë me titullin “Qytetar Nderi”. Nuk shkonte në qytetin e lindjes pre 30 vitesh, ndoshta ishte koha të prekte e të takonte njerëzit dhe dheun nga kishte dalë.

Pritja ishte pompoze: banda e qytetit, fjalime e nderime pa fund, që në të vërtetë ishin fillimi i fundit… Për shkrimtarin çdo orë, çdo ditë në qytetin e lindjes me një shpejtësi marramendëse, po shndërrohej në hapjen e kapakëve të puseve të thella të xhelozive, zilive dhe egove të sëmura të njerëzve të provincës. Cilindo që takonte, edhe portierin e hotelit, apo shokun e fëmijërisë do të përballej me vjersha apo tregime të tyre që haptazi pretendonin të ishin në mos njësoj si romanet e nobelistit, ndoshta shumë më mirë. Pra thelbi: Cfare ke ti më të mirë se gjithë ne të tjerët? Madje ti je më keq, sepse na ke harruar, nuk ke bërë asgjë për ne, ke këto e ato huqe… Inati e tërbimi rritej dita ditës sa u shndërrua në dhunë e nga dhuna në të shtëna ndaj nobelistit, i cili ja mbathi andej nga kishte ardhur duke parë bustin e tij të rrëzuar.

“Nemo propheta in patria” thonin latinët për të cilësuar se askush nuk merr lavdi në vendin e tij e kjo shprehje nuk e ka ndryshuar profecinë e saj edhe sot e kësaj dite. Dhe Kadare e di mirë se çfarë mund të dalë nga kazanët e zilive dhe keqdashësive në provincën shqiptare, ndaj ka zgjedhur të mos i prekë, t’i lerë të qetë pavarësisht egërsisë së sulmeve, sikur të kishte parë e shkruar qindra vite më parë ai vetë historinë e nobelistit Daniel Mantovani që desh e vranë në qytetthin e vogël Salas, në një zonë rurale të Argjentinës. Kadare, meriton Nobelin edhe vetëm për heshtjen e tij profetike, për të mos përfunduar edhe ai si Daniel Mantovani nëse pranon ftesat e provokimet në vendin e tij të lindjes.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet