Kadastra e Vlorës vazhdon të mos ketë qetësi, lë detyrën Jurgen Pilkati! I shtati drejtor i larguar në 10 muaj

Kadastra e Vlorës vazhdon të mos ketë qetësi, lë detyrën Jurgen Pilkati! I shtati drejtor i larguar në 10 muaj

Kadastra e Vlores

Kadastra e Vlorës vazhdon të mos gjejë qetësi. Për të 10 muaj radhazi, nga ky institucion janë larguar 7 drejtues, i fundit është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë.

Ky largim vjen pas deklaratës të pak ditëve më parë të Damian Gjiknurit, i cili tha se në krye të Kadastrës do të vendoset një drejtor nga Vlora.

Si është historia e këtij institucioni, që brenda 10 muajsh ka ndërruar 7 drejtorë?  Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para Canametit në krye të Kadastrës ishte  Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019.

Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u  vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri. Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar ishte dhe Alteo Nazeraj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 10/07/2020 18:57

    Ai qe ka mend nuk jeton aty,lere pastaj te blesh prone.Edhe nje vazo lule nuk duhet blere ne shqiperi!Te pakten per nje 200 vjet jo!

    Përgjigju
  • Shtet leshi: 10/07/2020 13:29

    Ketu ka dy gjera qe keto drejtore largohen nga drejtimi I kadastres,e para presjoni I krimineleve,per pronat e zaptuara e dyta personeli mund te jete militante dhe super te korruptuar qe nuk e lejojne drejtuesin ta boj punen siç duhet,prandaj ndolle ky fenomen me kete kadaster.

    Përgjigju
  • Anduel: 10/07/2020 13:21

    Vetem Renato Bega e xidh ate pune ka dhen prova ne dogana

    Përgjigju
  • Jala: 10/07/2020 13:14

    O Artan Lamë të zënçin ahet e njerëzve që vuajnë me kadastrës e Vlorës, aty vetëm për të fortët funksionon, ta tjetërsojnë pronën për 10 minuta, dhe ti i di të gjitha dobiclleqet por nuk ta mbanë.. Në Vlorë sundon i forti..

    Përgjigju
  • Ramiu: 10/07/2020 13:00

    Vendosni Julian metushin pse lodheni, prap ai do vendosi...

    Përgjigju
    • Oej oej: 10/07/2020 13:29

      Pse do vendosi ai? Per kte ikin drejtorat. Ca lidhje ka KY metushi te kadastra se mesa di une eshte kapo i vlores KY apo gaboj

  • xXx: 10/07/2020 12:56

    Të bësh drejtorin këtu është t'i thuash burgut hapu...I është turrur Tirana zyrtare bregut të Vlorës...

    Përgjigju
  • Arber: 10/07/2020 12:55

    Thyefshi qafen te gjithe se ven atje vetem per perfitime personale jo per te bere punen . Si i behet me dokumentat , kam dy muaj qe kam dorezuar kontraten e blerje s se nje apartamenti , nje cope apartament dhome e guzhine te fus koken , mezi e bleva pas 30 vjet pune . dhe asnje pergjigje .Do medoje kush per per pune o LAME MAVRIA .I bete procedurat online , ok por pas kompjuterit jane nepunesit qe i kan bere topin punes me kohe .Ju rofshin platformat elektronike qe i mbajne shqiptaret me parat e tyre , pra fndet publike dhe punet ne dore te te paafteve dhe te korptuarve . Zevendesoini me robote me mire . Blini nje robot dhe emeroheni drejtor te Kadastren e Vlores dhe rezultati do te jete i shkelqyer .

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/07/2020 12:49

    PSE NUK E MERR SHTETETI KËTË KATASTËR VET NË DORË DERI SA TË VENDOS REND DHE QETËSI ATY NË VLORË DHE KUDO TJETËR...???

    Përgjigju
    • Qytetari: 10/07/2020 16:35

      I nderuar 'injorant' Jo, kadastren e Vlores nuk e ka ne dore shteti, ne kuptimin e mirefillte te fjales, e kane bandat. Po ndeshen bandat per pronat, jane banda te lidhura me Rilindjen dhe me pole te tjere pushteti. Eshte lufte bandash per prona ne bregdet. Kjo eshte trashgimenia qe do lere PS pas 8 vitesh ne pushtet. Administrate kriminale, e krimbur ne korrupsion dhe paaftësi. Kjo eshte i nderuar, me vine trup qe jam shqiptar!

    • Injoranti: 10/07/2020 14:55

      Pse nuk e ka shteti në dorë?! Po shtetin kush e ka në dorë?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin