Kadilli: Basha e Berisha s’kanë çfarë t'i ofrojnë më PD! Kemi burokratizuar partinë, u tkurr në 30% para 13 qershorit! Ftesa e Lulit cinike, demokratët viktimë e zgjedhjes së tyre

Nga studioja e Report Tv, Fatbardh Kadilli, i cili garoi përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, e ka quajtur cinike deklaratën e Bashës i cili pas 13 prillit u shtriu dorën për bashkëpunim 3 kandidatëve që e sfiduan më 13 qershor. Kadilli e quajti cinike deklaratëne  tij ndërsa nënvizoi se nuk pret ftesa nga Basha për të qenë kundër kryeministrit Edi Rama.

“Nuk ka një shtrirje dore në kuptimin pse përdoret. Se di pse është lexuar si shtrirje dore, ka pasur deklaratë cinike nga ana e Bashës. Nuk pres ftesa për të qenë kundër Ramës. Do jem brenda partisë,  do luftoj Ramën ska nevojë të më ftojë njeri për kete.Unë do bëj çmos që manifesti politik të përthithet nga ço anëtar. Unë e kam prezantuar manifestin. Menaxhon pushtet por nuk ka politikë, aksion pulitik, por vetëm pushtet të kryetarit.  Nëse e duam jetën publike dhe të marrim angazhim duhet një shesh i hapur”, tha Kadilli.

Deklaratat e ish-kryeministri Sali Berisha i cili la të kuptohej se do të rikthehet në PD, Kadilli tha se nuk i beson. Sipas tij as Basha as Berisha nuk kanë çfarë ti ofrojnë më PD.

“Nuk besoj se Berisha do kthehet, Berisha e di vetë që sdo kthehet po të donte kishte qëndruar por dhe ishte kthyer. Berisha është natyre sfidante dhe sa të jetë, do jetë në luftë nuk është njeri që kalon në qetësi dhe në paqe. Kam bindje se nuk ka çfarë ti propozojë më PD as ai as Basha. Kam respekt për punën që ka bërë më parë”, shtoi ai.

Referuar mënyrës si u zhvilluan zgjedhjet në PD, Kadilli tha se Basha nuk është perëndimor siç e shet veten por është shumë ballkanik. Ndërkaq theksoi se është i detyruar të bashkëjetojë me të. Sipas tij Basha është lider i PD por nuk e udhëheq atë.

“Kur je në një garë ke dalë të fitosh mos u fshih pas pjesës se dikush tjetër ka avantazhe. Ai nuk rezultoi me një standard që e pres, nuk është perëndimor siç e shet veten para shqiptarëve është shumë ballkanik. Por jam i detyruar që nesër të bashkëjetoj me këtë njeri. Unë e kam goditur fort Bashën dhe vazhdoj ta godas. Unë nuk hyra të bëhen kryetar por të bëhem lider dhe të udhëheq partinë. Basha është lider por se udhëheq Pd”, shtoi ai.

Pabarazia ishte vrasësë për garën në PD sipas Kadillit. Këtu thekson se reduktimi i anëtarësisë së PD në 30% para zgjedhjeve, ka ndodhur nga burokratizimi i partisë. Kjo tkurrje sipas Kadillit tregon që ka një mpirje të PD. Megjithatë ai thekson se gara e tij s’ka mbaruar por sapo ka filluar.

“Basha krijoi një diferencë që e kishte në start dhe mbajti atë diferencë. A do kishim rezultat tjetër po të mos ishin përfshirë kryetarët e degëve. Pabarazia ishte vrasëse në këtë garë, prandaj Basha duhet të jepte dorëheqjen, unë përdora manifestin politik që mbetet i gjallë, gara ime ska mbaruar ka filluar. Një shqetësim jetik sa i përket politikës, më tepër se numri i votave më shqetëson diçka tjetër ne kemi burokratizuar partitë politike. Ne na ka ndodhur një gjë shumë e rëndë. Reduktohemi në 30% të anëtarësisë para zgjedhjeve, kjo ka ndodhur nga burokratizimi i politikës, nuk mund të jetë çështje burokracie e ke emrin se ke numrin e telefonit. Politika nuk  është listë si me qenë gjendje civile dhe ne i hoqëm. 5 mijë që erdhën se kishin emriin në listë. Vullneti politik nuk është çështje je apo sje në listë por të ketë mundësinë të shprehë veten në politikë. Kjo tkurrje tregon që ne kemi bërë një mpirje të PD”, shtoi Kadilli.

Duke theksuar se PD sipas tij  duhet të fuqizohet Kadilli thekson se do të bëjë gjithçka që kjo të ndodhë. Këtu theksoi se ka marrë vlerësime nga demokratët për projektin e tij. Ndërkaq ka shtuar se demokratët janë viktima të zgjedhjet që kanë bërë duke votuar Bashën, ndonëse sipas Kadillit ata janë joshur nga ky i fundit.

“Gara ishte e pabarabartë, kënaqësi unë që ndeza garën. Nja avantazh tjetër janë deputetët të cilat i futi në lista, sekretarët e të gjitha degëve. Kishte disa elemente që e bënin të pabarabartë si garë, unë sja dola dot. Në 3 javë 800 vota të cilët nuk votuan thjesht aKdillin por një propozim politik. Manifesti politik synon përtej Pd të ndryshojë rrënjësisht politikën në vend. Forcat politike ta lënë mënjanë atë që vjen nga partia e punës, manifesti propozon krijimin e hapësirës ku politikanët të kenë mundësi të bëjnë politikë të pavarur. Unë propozova diçka të thjeshtë. Mbase nuk qe kohë e mjaftueshme për tja dalë në 3  javë por jam i gëzuar që një pjesë e demokratëve u bashkuan. Në këto javë mora vlerësim për manifestin, pjesa dërrmuese ishin kapour brenda kurthit të marrëdhënies emocionale me kreun aktiul, borxhit dhe oportunizmit politik.

Se pranoj dot që njerëzit të trajtohen si numra megjithatë jam kundër që çështjet politike të shihen si çështje juridike. Fakti që skemi komison apeli është e ulët sikur të mos kishim KAs. Unë sjam luli nuk them mi vodhën smi vodhën mi lanë smi lanë. Unë kam kauzë prandaj sjam bërë pjesë e grupimit. Në kulturën time politike procedura është sekondare. Dua të shkund politikën dhe jo të bëj kalkulime votash. Kur themi se gara është e pabarabartë e kemi ezauruar të gjithën përdor autoritetin e kryetarit duke bërë oferta joshëse do jesh kandidat për kryetar bashkie, zyrën e shtypit të pd. Unë legjitimoj ekzistencën e Pd. Ne jemi  viktima të zgjedhjeve, tona demokratët viktima të zgjedhjes së tyre. Pd duhet të fuqizohet dhe do bëj gjithçka të fuqizohet”, tha më tej Kadilli.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbeshtesni nismen Ballkani i Hapur krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Armë dhe kultivim kanabis, policia e Durrësit arreston 4 persona, në pranga edhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim