Kalendari/ Superliga me 'fotofinish', vendi i katërt përcaktohet javën e fundit! Raundi i 35-të të mërkurën në një orar

Kalendari/ Superliga me 'fotofinish', vendi i katërt përcaktohet javën e fundit! Raundi i 35-të të mërkurën në një orar

Tirana - Vllaznia

Superliga shqiptare e futbollit është në dy javët e fundit për sezonin e rregullt 2023-24. E gjithë vëmendja do jetë te pesë ndeshjet e raundit të 35-të, të cilat zhvillohen të mërkurën në orën 16:00.

Tanimë gara në elitë është vetëm për vendin e katërt, zonë që të çon në "Final 4" për ndeshjet shtesë për titullin kampion. Me Egnatian, Vllazninë dhe Partizanin që kanë siguruar një vend, tanimë janë pesë ekipe në garë që matematikisht mund të dalin në "Final 4".

Dinamo, Skënderbeu, Tirana, Teuta dhe Laçi duket se do e ndajnë vendin e katërt me 'fotofinish', duke mos harruar edhe pozitën e tetë që të dërgon në play-out.

Tirana duket ekipi me kalendarin më të vështirë, pasi nesër luan Klasiken me Vllazninë dhe në datën 11 maj përballet me kryesuesit e Egnatias në raundin e fundit.

Superliga, raundi 35:

E mërkurë, 16:00

Dinamo - Egnatia

Erzeni - Teuta

Tirana - Vllaznia (Air Albania)

Kukësi - Partizani

Skënderbeu - Laçi

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin