Kaliforni, hyn në kopshtin e shtëpisë dhe bën masakër, 4 të vdekur dhe 10 të plagosur

Kaliforni, hyn në kopshtin e shtëpisë dhe bën masakër, 4 të vdekur dhe 10 të plagosur

Të paktën katër njerëz vdiqën dhe dhjetë të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, në Fresno, në Kaliforni.

Ngjarja ndodhi sot gjatë natës kur një person i armatosur hyri në një kopshtin e një shtëpie, ku po zhvillohej një festë private.

Ai hapi zjarr ndaj 35 personave që po shikonin së bashku një ndeshje futbolli.

Viktimat dhe të plagosurit janë të moshës nga 25-30 vjeç.

Rrethanat dhe arsyeja nuk janë ende të qarta dhe as identiteti i vrasësit.

Policia po kontrollon në çdo shtëpi në zonën ku ndodhi masakra në kërkim të të dyshuarve apo dhe duke gjatur dhe pyetur dëshmitarë të mundshëm për të marrë informacione mbi të dyshuarin.

Gjithashtu një 20-vjeçar u qëllua për vdekje në një shtëpi në një zonë tjetër të qytetit. Policia heton për të gjetur autorët dhe për të parë nëse dy episodet janë të lidhura me njëra tjetrën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë