Kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, burime nga MIE: Ende nuk është përcaktuar tarifa

Kalimi nga Tuneli i Llogarasë, do të jetë me pagesë për qytetarët. Burime nga ministria e Infrastrukturës konfirmojnë faktin që rruga do të jetë me pagesë, por që ende nuk është përcaktuar tarifa. Projekti infrastrukturor që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, ende nuk ka gati përfundimisht studimin e fizibilitetit.

Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës ka gati dokumentet për të shpallur tenderin ndërkombëtar për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimit të projektit të detajuar inxhinierik për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Ndërtimi i tunelit do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pas këtij njoftimi paraprak për procedurën e prokurimit do të aplikohet një procedurë e përshpejtuar për 5 ditë, me një fond limit prej 625 milionë lekë. Në total për këtë projekt janë akorduar 750 milionë lekë, ndërkohë që pak ditë më parë Këshilli i Ministrave alokoi një fond shtesë për Ministrinë e Infrastrukturës 150 milionë lekë posaçërisht për këtë investim. Por ende nuk dihet se sa do të jetë fatura e plotë financiare e ndërtimit të tunelit.

Lloji i procedurës është për shërbim konsulence dhe kohëzgjatja e kontratës është vetëm 6 maj. Pra në fund të këtij viti kompania fituese duhet të ketë gati studimin dhe projektin e kërkuar. Operatorët ekonomik vendas dhe të huaj duhet të kryejnë shërbimin për hartimin e preventivave përfundimtar, vlerësimin paraprak të ndikimit mjedisor, dhe hartimin e projektit të idesë përfundimtare.  Në njoftim janë listuar kriteret dhe licencat që duhet të plotësojnë të gjitha kompanitë, vendase ose të huaja në mënyrë që të marrin pjesë në garë.

Projekti i Llogarasë është një nga veprat e rëndësishme infrastrukturore, i cili do të shkurtojë distancën me zonat në jug si dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben Trota: 17/06/2020 21:23

    I bëjn me lekët e popullit injorant investimet plus populli injorant paguan nga 32 lek për çdo litër naftë edhe aty kesh me pagu dmth popull më idiot e injorant skisha pa as skisha dëgjuar se ka në botë të paguajnë nga tre herë

    Përgjigju
  • Shqip: 17/06/2020 13:16

    Projekti 5 ore ben me u be sa te vendosin shumen qe do grabisin po rruga kismet po u be mire po su be dhe me mire. O kto jane specialista per sa kohe ky popull ska takat as me mbrojte te ardhmen e tije. Suksese ne jete o shqipe

    Përgjigju
  • Kalsiander: 17/06/2020 12:23

    Klejs ku është problemi?? Por sa ditë u dashkan sipas jush?? Apo le ta studiojm projektin nja një vit dhe kismet ndërtimi...... ha ha ha. Apo kishe ti ndonjë projekt nga divani ku je ulur apo ke ndonjë aplikacion në iPhon??? Me siguri je frymëzuar në Facebook dhe të është dukur vetja inxhinier apo dhe developer dhe jam i bindur që ke dhe eksperienc edhe në ndërtimin e tuneleve.... ha ha ha TOÇ

    Përgjigju
  • Rilindasi: 16/06/2020 21:55

    Beni rrugen iher o ara..pagese ne 2049...ju pikoft gomari

    Përgjigju
    • Klejs: 16/06/2020 22:29

      Plasi projekti ri, ca mashtrusash qe jane. Po ceshte gjithe ky nxitim per te shpallur tenderin per 5 dite, a thua se do bejne namin kto perditet e tjera?! Kjo eshte vetem menyra ligjore per te grabitur parate e taksave te neve pak shqipetareve qe jemi bllokuar ketu. Rruga kryesore e te ardhmes se turizmit ne jug do studiohet per 5 dite. WTF. Shtet rrugecerish qe ju rante Zoti ku tju djege MF.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet