Besnik Cani kërkon pezullimin e gjykimit ndaj tij, KPA e refuzon

 Besnik Cani kërkon pezullimin e gjykimit ndaj tij, KPA e refuzon

Besnik Cani

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar kërkesën e anëtarit Besnik Cani për pezullimin e gjykimit ndaj tij.

Në seancë, Cani ka kërkuar që të pezullohet gjykimi deri sa gjykata të shprehet për kallëzimim që ka bërë në SPAK për anëtarin e KPA, Luan Daci, me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh. SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Dacit. 

Fillimisht Prokurori, Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë megjithëse kishte probleme me pasurinë.  Por vendimi i KPK për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe pas tyre edhe nga Komisioneri Publik të cilët kritikuan vendimin  e konfirmimit në detyrë të tij, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës. Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.

Të njëjtin qëndrim, Komisioneri edhe në seancën e sotme, ku edhe pas paraqitjes së provave të reja, sipas tyre nuk u provua e kundërta e ankimit. Seanca e radhës ku do të merret vendimi do të zhvillohet më datë 18.02.2020, ora 11:00.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 11/02/2020 13:06

    Veting me te perlyerit keta duhet te zevendesohen me te rij Prokuror dhe gjykates

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet