Kallëzoi kancelaren, rrëzohet ankimi i kryegjyqtares së Lezhës! Gjykata vlerëson të drejtë vendimin e prokurorisë për mosfillim të hetimi

Kallëzoi kancelaren, rrëzohet ankimi i kryegjyqtares së Lezhës! Gjykata vlerëson të drejtë vendimin e prokurorisë për mosfillim të hetimi

Ornela Naqellari

Gjykata e Lezhës ka rrëzuar ankimin e paraqitur nga kryetarja e gjykatës Ornela Naqellari, ndaj vendimit të prokurorisë për mosfillim të hetimeve penale per kancelaren të cilën e kishte kallzuar për shpërdorim detyre.

Ankimi i paraqitur në gjykatë është shqyrtuar nga gjyqtari i deleguar Hasan Selimi, i cili ka vendosur të lejë në fuqi vendimin e prokurorisë së Lezhës, për mosfillim hetimesh ndaj kancelares së gjykatës, pasi nga verifikimi pretendimeve të ngritura në kallzimin e paraqitur për rastin nuk janë konstatuar element të vepres penale siç pretendonte  kryegjyqtarja e Lezhës.

Kjo e fundit kallëzoi në prokurori kancelaren e insitucionit, duke e akuzuar për shpërdorim detyre me pretendimin se nuk kishte përcjell në kohë një dokument të krijuar nga gjykata.

Për këtë rast gjykimi, vendimi i prokurorisë  për mosfillimin e hetimeve u prodhua dy herë në harkun e kohor të 10 ditëve, ku për këtë fakt prokuroria Lezhë po kryen hetime penale në këtë drejtim për vepren penale "Fallsifikim dokumentash" pasi kanë lindur dyshime se këto veprime janë bërë për shkak se vendimit të parë i kishte kaluar afati ligjor për ankimim në Gjykatë, dhe një vendim i dytë i jepte mundësinë kryetares së gjykatës, të paraqiste në gjykatë ankimin kundër vendimit të prokurorisë për mosfillimin e procedimit penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krapi shkodres: 01/08/2021 20:52

    E moj naqe kot nuk e kemi shprehje ne shkodranet. Te hypte vetja ne qef. Edhe kesaj i paska hyp vetja ne qef se eshte kryetare gjykate zonja apo zonjusha se nuk e di ça eshte.

    Përgjigju
  • Andisi: 01/08/2021 11:59

    Bravo gjykata e lezhes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, përshëndet me përqafim Elona Gurin! E pranishme dhe Kryemadhi

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, përshëndet me përqafim Elona Gurin! E pranishme dhe Kryemadhi