Kalo: Koha për vlerësim të vërtetë moralo-monetar për mjekët... COVID-i nxori në pah protagonistët e rremë!

Kalo: Koha për vlerësim të vërtetë moralo-monetar për mjekët... COVID-i nxori në pah protagonistët e rremë!

Mjeku Tritan Kalo

TIRANË- Me lehtësimin e masave dhe bashkëjetesën me koronavirusin, duket se tashmë është venitur edhe vlerësimi i qytetarëve ndaj mjekëve.

Këto kohë, siç edhe mjeku Tritan Kalo e evidenton, nxorën në pah protagonistët e rremë, ata që në studio që nuk bënin gjë tjetër veçse përsërisnin mendimet e të tjerëve  dhe ata të vërtetit, që punonin mbi bazën e 3P (Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi).

Prandaj, mjeku thekson se ka ardhur koha për një vlerësim të vërtetë moralo-monetar për bluzat e bardha.

"Mendimi i paraprin veprimit….kurrë mos përllogarit si përparësi përftimin tënd prej tyre, por vetëm e vetëm përftimin socio-ekonomiko-politik të një populli e të një vendi, të drobitur nga zhagitja 30 vjeçare pseudo-demokratike….PPP-ja e vetme në demon-kracinë tonë e njohur dhe e mbështetur fuqimisht nga unë ishte, është dhe mbetet: “Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi.”….Të dalësh në ekrane apo të shkruash në portale apo në shtypin e shkruar duke përsërisëtitur atë çka të tjerët kanë shprehur mbi një dukuri shoqërore, politike apo profesionale, pa “e kriposur” këtë me ide dhe mendime të tuat, tingëllon si një përsëritje jo e keqe e tyre, por në perceptimin tim gjurmëzimet në kujtesën shoqërore, që ato lenë për ty si individ socio-profesional, janë të sipërfaqëshme dhe shpesh jo shumë bindëse….”Kohët covidiane” ishin, janë dhe do të mbeten kohë sfidash me të panjohurën por jo të pamposhtshmen….ndoshta këto mendime dhe veprime të tuat disa herë nuk mirë-përceptohen si dhe sa duhet, por ajo që ka më shumë rëndësi është gjurma/impakti që ato lenë në mbrothësimin shoqëror, shëndetësor, ekonomik apo politik të vendit…Kohë të tilla vunë në pah jo pak vanitete e protagonizma të rremë, por ato njëkohësisht ngulitën në kujtesën e popullit punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e heronjve të vërtetë të rrethanave të tilla jo të kërkuara, por veçse të imponuara nga koha….unë në këto raste vlen shumë pak para përemrit ne, sepse vetëm e vetëm puna dhe shpirti i një bashkësie profesionistësh e bën diferencën mbi unin protagonist jo meritor.….koha kërkon nga drejtuesit e këtij vendit një vlerësim real moralo-monetar të asaj, që mantelbardhët ofrojnë së bashku me të gjithë stafet e tyre, në përballjen me sfidat e shëndetësisë Publike apo jo Publike….kurdoherë edhe në “Kohët jo Covidiane” në Bashkëpunim dhe në Mirëkuptim me ju, Bashkëqytetarë të këtij vendit të begatë, ne do ja dalim mbanë….Ju duam, Ju respektojmë dhe Ju morëpresim në çdo kohë, nëse ju nevojitet ndihmesa jonë...para nesh kemi verën plot diell e ngrohtësi…Le të depërtojnë ndërkohë edhe në mendimet e në shpirtërat tanë sa më shumë Diell e Ngrohtësi", shkruan Kalo.

Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 28/05/2020 13:15

    Permbysja e sistemit diktatorial-monist u be nga bijt e komunisteve sipas marrveshjes se Katovices (Lindje-Perendim) se komunistet apo bijt e tyre biologjike-shpirteror do te beheshin kapitalistet e radhes,komunizmi do shembej e shahej por pushtetin nuk do ta leshonte kurren e kurres nen sigla,sllogane e reklamacione nga me te perbindeshmet. Kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperine tone te dashur. Pasuria u shkaterrua e vodh,arsimi u çbe ne themel,mjekesia u sakatua e asfiksua ne menyren me te eger dhe populli ftohej e ftohet te votoje këllirën me antikombetare e antihumane-klasen politike aktuale,trasheguesen me te ndyre te ish PPSH. Dielli i kesaj vere paskovidiane depertofte ne çdo zemer shqiptare jo vetem per te vrare virusin Covid-19 por edhe per te dhene shpresa e vitalitet ketij populli te tronditur e te drobitur! Dielli i kesaj vere paskovidiane thafte rrenjet e korrupsionit dhe te PPP-ve te beqehamitit te pusetes ne pushtet dhe tere nderthurjet e tjera degjenerative! Dielli i kesaj vere paskovidiane çofte ne vend deshiren per prosperitet te Profesorit te nderuar KALO!

    Përgjigju
  • Vito i Orneles: 28/05/2020 09:45

    Jepuni page me te larte ketyre mjekeve se per 500 euro ne muaj kane borxh te na mbajne te izoluar dhe 2 vjet te tjera. Pra jepuni nga 15000 euro qe tani qe te qepin gojen se i kane shti friken miletit e nuk ka per t'i ikur as kur te dale vaksina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 3 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 3 të rinjtë