Kalo kritika Ramës e Veliajt: Merruni me situatën në autobusët tanë më keq se në Kabul, pa kondicionerë dhe që ecin si breshkat

Kalo kritika Ramës e Veliajt: Merruni me situatën në autobusët tanë më keq se në Kabul, pa kondicionerë dhe që ecin si breshkat

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka shprehur kritika të forta në lidhje me gjendjen e autobusëve në Tiranë, ku përveçse vonojnë në stacion janë të mbingarkuar duke u bërë një burim i përhapjes së infeksionit.

Këto kritika Kaloi ia ka adresuar kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, ku u kërkon të merren me situatën në linjat e autobusëve në Tiranë pasi qytetarët janë taksapagues të rregullt, por ndihen si në Kabul kur jetojnë në Tiranë.

"Kohë kovidiane….26.08.2021….Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”…. Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj…. Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….Ju falemimderit për mirëkuptimin tuaj edhe në këtë rast!!!!", shkruan Kalo.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eda: 26/08/2021 13:00

    Ke plotesisht te drejte doktor. Por ju besoj se jeni i vetmi mjek qw perdorni transportin publik i cili le shume po shume per te deshiruar ne Tirane. Arsyeja pae mund te jeni i vetmi qw udhetoni me autobuz kuotohet fare qsrte. Rroga e mjekut e fituar ne menyre te ndershme aq te lejon. Prandaj ky vend ja nevoje me shume per njerez si ju doktor

    Përgjigju
  • Pikaezeze: 26/08/2021 10:17

    E ke qendisur profesor! Ne jemi Kabul per vete, na ngeli te rregullojme dhe ata qe vijne nga Kabuli. Kjo tregon ne cfare luksi jetojne pushtetaret tane te cilet kane humbur cdo lloj lidhje me realitetin e perditshem te nje qytetari te thjeshte.

    Përgjigju
  • Albana: 26/08/2021 08:54

    Te lumte goja doktor i nderuar. Rama dhe Veliaj shohin endrra me sy hapur dhe i duket vetja lidera boteror qe do kujdesen oer hallet e botes, kur Tirana eshte me keq se Kabuli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot