Kalo: Mos bini pre e idiotësirave se koronavirusi s'ekziston! Mos humbni vlerësimin për mjekët heronj! COVID-i prek çdo moshë

Kalo: Mos bini pre e idiotësirave se koronavirusi s'ekziston! Mos humbni vlerësimin për mjekët heronj! COVID-i prek çdo moshë

Mjeku Tritan Kalo

TIRANË- I përhershëm e i përditshëm në këtë periudhë pandemia, mjeku Tritan Kalo ka përçuar mesazhe drejtuar qytetarëve, këshilla si të mbrohen, apele për të respektuar masat, dhe studime të ndryshme mbi COVID-19. Sot, ai ndalet në tre çështje të rëndësishme.

Në një kohë kur vendi ynë ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve në 24 orë dhe pothuajse çdo ditë nga një viktimë, Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e "idiotësirave", siç ai i quan se koronavirusi nuk ekziston.

Ai vë theksin se COVID-19 prek çdo moshë, siç ishte rasti i 34-vjeçares nga Librazhdi, e ndërsa u bën thirrje që të mos humbin vlerësimin për mjekët.

"Jetët tona janë të pakthimta dhe shumë të vlefshme…..mos vijoni të bëheni pre e idiotësirave të mos ekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19…..Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me dy kuptimshmëri njëthelbësore, e cila duhet marë sa më seriozisht…..corona-virus = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, por edhe mbi kokën tonë nëse largohemi nga kjo jetë e nuku tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë…..CO-VID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri nuku bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës….besoj se dëgjoni dhe informoheni se çfarë po ndodh në botën mbarë, por më pak vëmëndje ndaj lojrave me shifrat dhe interpretimin e tyre shpesh konfuz prej shumë gjithollogëve….Ju rikujtojmë se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë….Një sëmundje e tillë mundet të marë jetën e pacientëve të çdo moshe….flas nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shëbimin e Sëmudjeve Ibfektive të QSUT "Nënë Tereza", po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion….durimi dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë….mirëkuptimi dhe mirëbesimi reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse janë dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale….mos e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejfmbetje jo thelbësore, vlersimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetësakrifikimit të mantelbardhëve, infermjerëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shendetin dhe jetët tuaja…..bashkë dhe vetëm bashkë do mundemi me siguri të mbrijmë në fund të tynelit pak sa të gjatë, por ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë Sars-Cov2/Covid-19 vijon të ndrijë….Together forever", tha Kalo.

Mesazhi i plotë i Tritan Kalos

B.K./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë