Kalo: Tre ilaçet me të cilat po kurohen 20 pacientët te Infektivi! Nuk na mungojnë mjetet për të shërbyer dhe as humanizmi

Kalo: Tre ilaçet me të cilat po kurohen 20 pacientët te Infektivi! Nuk na mungojnë mjetet për të shërbyer dhe as humanizmi

TIRANË- Actemra, Tamiflu dhe Aluvia janë tre ilaçet me të cilët po kurohen 20 pacientët tek Infektivi, kurë kjo e publikuar nga mjeku Tritan Kalo.  

Kalo ka publikuar disa foto të "heronjve" që janë në vijën e parë të luftës me koronavirus, bashkangjitur së cilës ka publikuar edhe ilaçet që po përdorin në këtë betejë. Ai ka vënë theksin mbi të gjitha se nuk mungojnë asnjë nga mjetet e domosdoshme në spital, që nga veshjet deri tek ilaçet.

"….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë", shkruan Kalo.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Napoli: 17/03/2020 09:43

    Perdorni Tocilizumab per ata me rende dhe me ventilim artificial ne mushkri

    Përgjigju
  • Alfred: 16/03/2020 10:33

    Shume mire ato medikamente, por perdoren edhe Remdesivir dhe idrossiclorochina, shpresojme qe mos t'ju mungojne. Pune te mbare te gjitheve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës