Kalojnë natën në banesën e djegur në Korçë/ Drama e familjes me 10 pjesëtarë: Po tallen me ne (VIDEO)

Banesa e familjes Rrapo në qytetin e Korçës u dogj nga një zjarr i fuqishëm mëngjesin e datës 28 tetor dhe 10 pjesëtarë të saj, midis tyre 6 fëmijë janë endur rrugëve në kërkim te një strehe. Duke mos pasur asnjë rrugëzgjidhje tjetër, mbrëmjen e kaluar ata kanë hyrë në banesën e djegur për të kaluar netët e ftohta.

"Jashtë e pamë që zuri shumë shi, ftohtë. Edhe hymë brenda. Nuk mundëm që të rrinim dot jashtë. Kur jeni kthyer në banesë? Dje në darkë edhe sot. Vajzën e kam të sëmurë të bllokuar. Po të rri këtu akoma edhe më shumë do të sëmuret. Për ilaçe nuk kam. Në spital ajo nuk rri se ka frikë"

Për të gjetur një zgjidhje ata janë interesuar tek bashkia e qytetit Korçë, por kjo e fundit kërkon certifikatën e pronësisë të banesës. Nga ana tjetër këtë dokument sipas familjareve nuk mund ta sigurojnë sepse hipoteka e qytetit të Korçës nuk i’u jep asnjë sqarim. Të painformuar dhe në kushte tejet të vështira ata kërkojnë zgjidhje.

Jam lodhur nga stresi. Nga të gjitha. Nuk më ndihmojnë që të jetoj në shtëpi si gjithë të tjerët. Tallen me mua. Kur kam shkuar dje në hipotekë më thanë ik se nuk ka sistem, nuk ka drita, nuk ka asgjë.  Nuk mund të jetoj më kështu. Nuk mundem dot. Unë nuk e kam atë certifikatë. Nuk e di çfarë ka bërë vjehrra. Ajo nuk jeton më. Po në hipotekë çfarë ju kanë thënë? Një shpjegim të saktë nuk ma japin. Më sill certifikatën më thonë. Por unë nuk e kam.

Në një lidhje telefonike që Report tv ka pasur me Gjergji Raidhin, specialist i emergjencave civile në bashkinë e Korçës bën me dije se dëmshpërblimi në vlerë monetare për rikonstruksion e kësaj banese, do të vijë menjëherë pas dorëzimit të certifikatës së pronësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, bie euroja dhe dollari! Me sa këmbehen sot monedhat e huaja

Forcohet leku, bie euroja dhe dollari! Me sa këmbehen sot monedhat e huaja