‘Kam 10 vjet që ha të njëjtin mëngjes’, Edmond Tupja gatuan recetën unike në ‘Rreze Dielli’ dhe zbulon sekretet për një dietë të balancuar

Profesor Edmond Tupja si kurrë më parë vjen ndryshe në studion e Rreze Dielli këtë herë në këndin e kuzhinës, për të treguar mëngjesin e tij të veçantë por edhe vaktet e tjera me nje dietë të balancuar të cilën ka më shumë se 10 vite që e praktikon.

Ai u shpreh se ka ndryshime në dietën e tij sipas moshës dhe gjendjes shëndetësore por ajo që nuk ndryshon është mospërdorimi I kripës në dietë.

“ E përgatis që në darkë, më merr rreth gjysëm ore kohë e kam si ushtrim për kujtesën dhe ushtrim fizik sepse frutat e thata I shtyp me havan’’ tha ai.

Në mëngjes esëll konsumon një gotë hirrë dhe 10 minuta më pas konsumon mëngjesin recetën e së cilës jua sjellim më poshtë:

Në mëngjes:

Esëll 1 gotë me hirrë nga qumështi i dhisë apo i lopës.

Një  tas me 2 lugë gjelle tërshërë, 0,5 -1 lugë gjelle chia, 3-4 lugë gjelle fasule të zeza ose larushe të ziera, 2-3  arra, 2-3 lajthi, 2-3 bajame të shtypura, 1/5-1/4 bukë misri rrumbullake, 20-30  fara lule dielli, 3 lugë gjelle gjizë pa kripë, 3-4 lugë gjelle me perime jeshile të ziera me avull, ujë burimi ose kos sipas dëshirës, 1 lugë gjelle vaj liri, 1 majë lugë kafeje me kanellë, 5-6 kokrra rrushi të tharë, 1,5-1kokërr kumbull oshaf.

Ai tregon edhe se çfarë konsumon edhe në pjesën tjetër të ditës:

Në drekë:

Mundësisht vetëm një lloj gjelle me bukë peksimadhe ose të ndenjur

Në darkë:

Supë perimesh ose sallatë perimesh të gjelbra të ziera me avull apo të gjalla (sallatë jeshile, rukola, domate, kastravec, spec jeshil, majdanos dhe selino të grira imët, pak qepë të bardhë, 0/5-1 thelb hudhre) me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj farash kungulli.

Ai jep edhe disa këshilla të tjera që duhet t’i ndiqni në mënyrë që dieta juaj të jetë sa më efikase:

“Ujë (kurrë nga frigoriferi dhe asnjëherë të gazuar) dhe fruta jo gjatë vakteve, por vetëm midis tyre.Verë apo ndonjë lloj alkooli tjetër vetëm në fundjavë gjatë drekës, gjithmonë me sasi modeste dhe pasi e ke ngrënë gjysmën e pjatës.Akullore apo ëmbëlsira gjthashtu vetëm në fundjavë pa i shoqëruar me ujë” shprehet ai.

Prof. Edmond Tupja përpos  dietës së balancuar prej 10 vitesh gjithashtu realizon ushtrime fizike të cilat e ndihmojnë për të qenë në formë dhe plot energji. 

 

MC/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Gjykata Kushtetuese do e shkarkojë presidentin Meta ?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vijon kontrolli me makinat inteligjente, bëjnë kërdinë me gjoba