'Kam disa ditë që nuk e shoh', Colella tregon largimin nga Partizani: Në janar nuk duhet të jesh trajner

'Kam disa ditë që nuk e shoh', Colella tregon largimin nga Partizani: Në janar nuk duhet të jesh trajner

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Partizani dhe Laçi luajnë nesër në orën 19:00 për javën e 20-të në Superligë. Dueli që luhet në "Kompleksin Partizani" është komentuar edhe nga trajneri i "Demave", Giovanni Colella. Italiani ka thënë se Rrapaj nuk është më pjesë e ekipit dhe është larguar në Bullgari. Gjithashtu trajneri ka kërkuar që të tijtë të kalojnë këtë fazë "jo" për t'u rikthyer te fitoret. Me 31 pikë, Partizani mban vendin e dytë, tre pikë më pak se kryesuesit e Tiranës.

“Lojtarët i kemi të gjithë të gatshëm dhe në gjendje të mirë. Përveç Bilalit, i cili do të jetë i gatshëm që nga data 7 shkurt. Presioni është gjithmonë, kur humb ka më shumë se më parë, por është normale. Por në këtë lloj profesioni, presioni është arsyeja për të cilën të paguajnë. Nuk është një punë veçanërisht e vështirë puna me ekipin në këto momente. Gjëja kryesore ishte që më në fund kaluam muajin janar", tha fillimisht trajneri.

Colella më pas u ndal te shqetësimet që muaji janar sjell në ekip, kjo për shkak të merkatos.

"Muaji janar është ai ku nuk duhet të bësh profesionin e trajnerit. Për fat të keq, fakti që merkato përkon me ndeshjet është një katastrofë, jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë. Por kur bën një propozim gjithë jetën e thua që duhet bërë merkato para se të nisin ndeshjet, duket sikur thua diçka që nuk ka kuptim… Tani jemi të qetë, dimë kush ka ardhur e kush është larguar. Po punojmë që të rikrijojmë disa mekanizma që kemi humbur paksa me largimin e disa lojtarëve. Dhe po krijojmë të rinj", tregoi italiani.

Rikuperimi i humbjeve në shtëpi dhe kthesa, kjo kërkohet nga Colella. Trajneri tregon se Rrapaj nuk është më pjesë e elipit.

"Humbjet brenda? Nuk mendoj se është problem i të luajturit në fushën tonë, është momenti që ndoshta nuk është pozitiv. Nuk është puna ku luajmë e pastaj nuk është pozitiv sa i përket rezultateve, se me Egnatian kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë.

Rrapaj? Ka katër ditë që nuk e shoh. Nuk është më një lojtar i Partizanit, me 31 është mbyllur merkato ndaj është e pamundur të jetë këtu, është nisur drejt Bullgarisë. Selmani është një lojtar i mirë, jemi të lumtur që është këtu, ashtu si Mba e Bilali. Është e qartë që bëhet fjalë për lojtarë që kanë nevojë që të marrin pak më shumë besim me fushën e lojës, por mendoj se do të jenë të nevojshëm", tha Colella mes të tjerash.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin