Kam rilindur për së dyti - Dëshmia e 66-vjeçarit nga Fieri që fitoi betejën me COVID-19 (VIDEO)

“Kam rilindur për së dyti”, thotë Kastrioti, 66-vjeçari nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv! 

Përmes një videomesazhi, të shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, 66 vjecari tregon se  ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, dhe se falë mjekëve dhe kujdesit shëndetësor arriti të fitojë betejën me COVID-19.

“Jam shumë i lumtur, falë doktoreshë Najadës unë sot kthehem në shtëpinë time tek fëmijët e mi. Jam shumë i lumtur, faleminderit shumë dhe stafit të infektivit për atë që ka bërë”, thotë Kastrioti.

"Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit❗️ Sot Kastrioti është i shëruar. Forca ekipi i Infektivit. Jemi me ju", shkruan ministrja Ogerta Manastirliu.

Kastrioti, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit ka qëndruar në spitalin infektiv për 21 ditë.

Gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 02/04/2020 21:20

    Po po me kolesh 19

    Përgjigju
  • Hinglateri: 02/04/2020 14:11

    Zoti te rujt e shendet

    Përgjigju
    • Like: 02/04/2020 15:49

      Bravo ja hodhe fala te gjitheve stafit

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive