Kamer Mehja, i 'forti' i Elbasanit, me biznese e prona/ Djali zotëron restorant 'Basilico'-n

Kamer Mehja, i 'forti' i Elbasanit, me biznese e prona/ Djali zotëron restorant 'Basilico'-n

Restorant 'Basilico' në pronësi të Kamer Mehja

ELBASAN- Zbardhen të dhëna të reja për sa i përket hetimit pasuror që operacioni “Forca e Ligjit”, i kërkoi 4 personave në Elbasan, të dënuar nga drejtësia Shqiptare dhe e huaj. Mes katër emrave spikat ai i Kamer Mehjas ose siç njihet ndryshme në dokumentet e prokurorisë me emrin e ndryshuar, Agron Mehja.

Por në Elbasan, të gjithë e njohin me emrin “Kamer”. Ky i fundit zotëron disa pasuri në qytetin e Elbasanit, ku ndër të tjera një njësi tregtare, të cilën ia ka dhënë me qira një banke të nivelit të dytë, automjet dhe pasuri të tjera të paluajtshme në apartamente. Ndërkohë në emër të djalit të Kamerit, Metin Mehja, raporti i OFL-së thotë se është i regjistruar një biznes. Bëhet fjalë për një Bar-Restorant dhe Piceri. Ky biznes quhet “Basilico” dhe ndodhet në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit. Kamer Mehja rezulton i dënuar për “Trafikim të armëve dhe municioneve” si dhe për “Plagosje të lehtë me dashje” të një kamarieri në Elbasan dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarit”.

1590596210_basilico.jpg

Ambienti i lokalit

 

Personazhi tjetër që duhet të japë llogari brenda 48 orëve tek oficerët e OFL-së është Xhiljano Xhoxhi. Ky i fundit është dënuar me 10 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës, pasi ishte pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Ilir Koçiaj. Nga verifikimet që kanë kryer oficerët rezulton se në emër të Xhiljano Xhoxhit është një Bar-Restorant në Elbasan. Ky biznes quhet Restorant “Stadiumi” dhe është hapur qysh prej datës 7 tetor 2010. Në emër të Xhiljano Xhoxhit, rezulton dhe një automjet dhe një banesë në Elbasan.

Ndërkohë në emër të një personazhi tjetërm që quhet Klemend Dalipi, i dënuar për trafik droge si pjesë e grupit “Xibraka”, rezulton e rregjistruar një shtëpi, një biznes studio grafike, i regjistruar në vitin 2009 në Elbasan, një pronë në zonën e Xibrakës afër Librazhdit dhe automjet. Kelmend Dalipi, nuk është proceduar vetëm në Shqipëri pasi emri i tij ka dalë dhe në një dosje tjetër që bën fjalë për trafikun e heroinës në Itali, dosje në të cilën është dhe emri i Arben Isufaj, të Fierit. Ndërsa nga verifikimet e kryera për personazhin tjetër Eduart Haxhi, të akuzuar dhe dënuar për trafik droge, rezulton se në emër të tij ndodhet një automjet dhe një Bar-Kafe në qytetin e Elbasanit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bobi: 27/05/2020 20:12

    Tani gati per fushaten elektorale te ardhshme.Na duhen cunat problematike te Dibres.Per te gjithe ju qe s'e dini Kameri bashke me grupin ishin cunat problematike qe permendi Gjiknuri ne Diber.Ishin me Qifin e PDIU dhe niseshin cdo dite ne Diber deri sa "fituan" bashkine.Tani na duhesh per zgjedhjet qe jane tani afer.Nese nuk punon per "Ne" letrat i ke te hapura ketu dhe je gati per ekstradim ne Itali.Zgjidh e merr ose legalizohet gjithcka dhe je ne rregull por duhet te punosh fort ne votime ose letrat jane gati

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/05/2020 19:33

    Nuk kam degjuar qe ndonje i “forte” apo bir apo bije e tyre të kete ndonje spital privat për pronë , ndonje observator shkencor, ndonje fabrike makinash, ndonje institut arkeologjik etj si këto por vetem restorant, qebaptore e kafene sepse deri aty e kanë , nuk ngrihen dot më lart . Molla bie nën molle- thotë populli!

    Përgjigju
    • Erl: 27/05/2020 21:41

      Joooo, nuk është gjithnjë e saktë se nën mollë bie dhe dardha,apo fiku, sigurisht edhe aguridhja

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë