Kamerat kurth fotografojnë një familje rrëqebujsh tre anëtarësh në Elbasan...shpresë për të ardhmen e llojit në vendin tonë!

ELBASAN- Një familje rrëqebujsh është fotografuar nga kamerat kurth në Elbasan, në rajonin Polis-Guri i Zi, i cili shërben si një provë që ekziston një tjetër popullatë në Shqipëri.

Foto janë shkrepur në datën 16 shkurt të vitit 2020, e ndërsa janë bërë publike këtë të mërkurë nga Ministria e Turizmit. Kamerat-kurth të vendosura nga një bashkëpunim midis PPNEA dhe AKZM-AdZM Elbasan në rajonin malor Polis-Guri i Zi ku janë fotografuar një familje rrëqebulli, e përbërë nga tre individë, sipas së cilëve është indikatori parësor për ekzistencën e një popullate tjetër në Shqipëri.

Pas zonës së Munellës në veri të Shqipërisë, rajoni Polis-Guri i Zi bëhet tashmë rajoni i dytë në Shqipëri ku është vërtetuar riprodhimi i rrëqebullit dhe zona e tretë në gjithë Ballkanin (përfshirë dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut).

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durresi: 08/04/2020 15:52

    Lajm shume u mire,popullata e tyre qe zhdukur,nderkohe qe kemi pasur nr me te madh te tyre ne ballkan,kafshe endemike... Shpresojme ne nje ndergjegjesim te banoreve,jo vetem te kesaj zone,per ruajtjen dhe kujdesjen ndaj natyres. Uroj gjithashtu ne realizimin e dokumentareve mbi natyren

    Përgjigju
  • ABC: 08/04/2020 11:50

    Shume mire qe konstatoni shtimin e kafsheve te egra ne vendin tone por here tjeter mundohuni mos te jepni detaje mbi vendndodhjen e tyre, per te shmangur cdo rrezik qe mund t'i kanoset nga qejflinjte e gjuetise.

    Përgjigju
    • Kafsha: 08/04/2020 13:13

      Bravo! Dhe përveçe kesaj të gjithë banoreve në rang republike tu jepet ultimatum të mos ngacmojne Florën dhe Faunen tone , pasurine e shenjte të të gjithe shqiptareve. Të ndalohet urgjentisht gjuetia dhe shkaterrimi i pyjeve se ndryshe atyre që demtojne dhe shkaterrojne tu priten kembe e duar siç bënin mbreterit e mesjetes të gjith bajgave qe nuk mernin vesh!

    • Andon L.: 08/04/2020 12:14

      Bravo!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët