Kamëz, vëllai plagos me thikë
vëllanë, arrestohet autori

Kamëz, vëllai plagos me thikë<br />vëllanë, arrestohet autori
Plagos me thikë vëllanë e tij pas një sherri në familje, policia arreston autorin.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.5, mëngjesin e sotëm arrestuan Arjol Llapushin, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Ngjarja pas një sherri të momentit
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën "Fredi Shega", në oborrin e banesës së tij, për shkak të një konflikti të momentit ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Dhunë në familje", parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi