DEA amerikane, autoritetet italiane dhe SPAK kanë bashkëpunuar për të lejuar kalimin e kamionit me 1.3 ton kokainë për të vëzhguar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupe kriminale shqiptare. Sipas burimeve për Report Tv, kalimi i kamionit me drogë është bërë nën monitorimin në mënyrë që të mos devijonte dhe të kryente itinerarin Shkodër-Pogradec-Maqedoni. Sipas hetimeve rezultoi që droga nuk kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare, por vendi ynë është përdorur thjeshtë transit për të arritur në destinacionin përfundimtar në Slloveni.
DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit, ndërsa kalimi i tij në Shqipëri u bë me leje dhe nën monitorimin e SPAK.
Sipas gazetarit të Report Tv Arsen Rusta trajleri me kontenierë ka hyrë dje në Shkodër nga pika doganore e Hanit të Hotit dhe ka dalë sot në mëngjes nga pika e Qafë Thanës në Pogradec. Gazetari i Report TV shprehet se autoritetet italiane kanë sekuestruar pjesën më të madhe të kokainës dhe e kanë zëvendësuar atë, por nuk dihet ende se me çfarë. Pas kalimit të kufirit shqiptar, hetuesit e infiltruar të DEA dhe italianëve, kanë bërë të mundur ndalimin e drogës në Maqedoni në një magazinë me banane, ku janë ndaluar edhe 5 persona.
Rreth 1.3 ton kokainë u sekuestrua pasditen e sotme në një magazinë me banane në fshatin Krushopek në Maqedoninë e Veriut. Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine drejt Italisë, ku u bë edhe zëvendësimi i pjesës më të madhe të saj, drejt Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe kishte destinacion final Slloveninë.
Lajmi kryesor:
1.3 ton kokainë hyri në Shqipëri mes kontejnerëve me banane! Në dijeni DEA, Italia e SPAK...EMRAT e 4 shqiptarëve të arrestuar në Maqedoninë e Veriut /FOTOT
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 3053
Lajme të tjera
-
Milano kërkon të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnate
25 Prill, 13:33
-
Adriana Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë e Italisë shpall të pafajshëm 3 shqiptarë (EMRAT)
25 Prill, 12:08
-
Bleu vota për të bijën kandidate e ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, SPAK dërgon për gjykim kryeplakun e Bërxullës
25 Prill, 11:05
-
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
-
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët
25 Prill, 08:00
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë, INA: Edhe djali i Tom Doshit përfiton nga amnistia penale
24 Prill, 19:44
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës
24 Prill, 12:39
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10