2 aksidente fatale! Përplasen për vdekje këmbësorja në Astir dhe 7 vjeçarja në Vlorë (VIDEO)

2 aksidente me vdekje kanë ndodhur ditën e sotme, njëri në Tiranë dhe një tjetër në Vlorë. Një kamion ka përplasur për vdekje një kalimtare në Astir kurse makina ka shtypur një 7 vjeçare në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

Rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës "Abedin Rexha" në Astir mjeti me drejtues Petrit Rrapin 43 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore rreth 60 vjeçe. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

"Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës "Abedin Rexha" mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.  Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

1614339652_aksidenttirane.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Vlorë, mjeti përplas për vdekje 7 vjeçaren në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi (VIDEO)

 Mjeti përplas për vdekje 7 vjeçaren në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

"Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale