Kampi veror në Teatrin Metropol, regjisorja: Tema që do të trajtojmë është konflikti

Kampi i katërt veror për teatrin krijues ka çelur sot siparin në ambientet e Teatrit Metropol. Regjisoren Sonila Kapetani e gjejmë teksa u shpjegon fëmijëve pjesëmarrës, qëllimin e këtij kampi që është, zhvillimi i njohurive të tyre mbi temën e konfliktit. Fillimisht ajo u tregon fëmijëve për pjesën që do të lexojnë edhe u kërkon atyre që të mbajnë shënime për fjalë të ndryshme, që do të hasin gjatë punës. Për “ReportTV” regjisorja flet për edicionin e katërt të kampit veror.

 “Ky është kampi i katërt veror i fëmijëve në teatrin Metropol. Grupmosha e fëmijëve është nga klasa e dytë në klasën e tetë. Ne kemi një propozim të shkrimtares, Valbona Nathanaili, për  pjesën për fëmijë “Portokalli fluturues rrëfen historitë e tij”. Tema bazë në këto dy javë do të jetë konflikti, nga ai gjinor, deri tek konfliktet e mëdha administrative”, shprehet regjisorja Sonila Kapetani.

Objektivi i kampit teatror është që të eksplorohen çështje të ndryshme. Gjatë viteve të mëparshme fëmijët kanë eksploruar mbi arkeologjinë, historinë, etnografinë edhe këtë është menduar që të eksplorojnë mbi konfliktin.

“Përzgjedhja e fëmijëve ka të bëjë me dy shkollat që ne kemi krijuar bashkëpunim. Nuk i kemi mundësi që të shtrihemi në shkolla të tjera, për momentin kjo është fuqia që ky teatër ka. Në vitin në vijim do të kemi një bashkëpunim tjetër. Rezultati konkret i këtij kampi është që fëmijët kanë dëshirë për t’u kthyer përsëri, sepse metoda punës me ta nuk është e detyrueshme”, thotë regjisorja.

Kampi veror do të vazhdojë gjatë këtyre javëve në Teatrin e Metropolit.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale