Të shtunën Vllaznia për femra arriti të siguronte për të shtatin vit radhazi titullin kampion të Shqipërisë në futboll. Një arritje historike për të cilën ka shkuar sot edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka, që nëpërmjet një shënimi në 'facebook' thotë se ky klub na ka bërë krenar edhe në arenën ndërkombëtare.
“Dua të uroj skuadrën e Vllaznisë, që shpallet kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave për të shtatin vit radhazi! Një arritje historike e një skuadre që po shkruan historinë e futbollit të femrave, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe duke dhuruar njëkohësisht emocione të mëdha në fushën e lojës.
Nuk mund të lë pa përmendur faktin se Vllaznia na ka bërë të gjithëve krenarë veçanërisht në arenën ndërkombëtare, teksa vitin e kaluar vendosi edhe një rekord për futbollin e femrave, pasi kaloi turin eliminator dhe shkoi deri në fazën e 1/32-ve të UEFA Ëomen’s Champions League”, – tha Presidenti Duka, duke theksuar edhe faktin që Vllaznia është kthyer në një simbol për shumë vajza që duan të luajnë futboll.
“Përveç kësaj, unë vlerësoj edhe së tepërmi faktin se Vllaznia është kthyer në një simbol për shumë vajza shqiptare e që duhet marrë shembull nga të gjitha klubet. Është gjithashtu edhe një burim frymëzimi për të investuar akoma më shumë te futbolli femrave, që Federata Shqiptare e Futbollit e ka shpallur si prioritetin kryesor për të ardhmen. Dua të uroj edhe një herë Vllazninë, drejtuesit, stafin teknik dhe shpresoj që në të ardhmen të shtohen radhët e vajzave të cilat duan të luajnë futboll. Shumë urime vajzave shkodrane që na bënë edhe një herë krenarë me suksesin e tyre!”, - shprehet Presidenti i FSHF-së në urimin e tij.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2481
Lajme të tjera
-
KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak
19 Prill, 20:23
-
Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion
19 Prill, 17:51
-
Renditja/ Tirana mposht Erzenin dhe prek 'Final 4', Skënderbeu fiton në Kukës! Verilindorët me 'një këmbë' në të Parën
19 Prill, 16:56
-
Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës
19 Prill, 14:10
-
'Me Erzenin na duhen tri pikët, me vuajtje ose jo', Erbim Fagu: Kemi rikthimin e Latifit
18 Prill, 15:32
-
Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit
18 Prill, 10:05
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38
-
VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici
16 Prill, 16:30
-
20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë
16 Prill, 15:37
-
'Elbasani i Superligës i luan ndeshjet me 10 mijë tifozë', drejtori Guranjaku: Në fillim pakkush besoi tek ne, sezonin e ardhshëm do jemi protagonistë
16 Prill, 15:35
-
Mbyllet java e 31 e Superligës/ Tirana në ndjekje të Dinamos për 'final-four', si ndryshon lufta për mbijetesë
15 Prill, 12:52
-
Renditja/ Egnatia 'blindon' kreun, mposht 2-1 Partizanin! Dinamo fiton 2-0 ndaj Erzenit dhe nxjerr Tiranën nga 'lufta' për titullin
14 Prill, 20:21