Kampion në frymën e fundit, City merr titullin! Liverpool me shpresa deri në fund

Kampion në frymën e fundit, City merr titullin! Liverpool me shpresa deri në fund

Moment nga ndeshja Manchester City-Liverpool

Manchester City është shpallur kampione e Premier League në javën e fundit të kampionatit.

Skuadra e Guardiolës e mbylli sezonin me një pikë më shumë se Liverpool falë fitores 3-2 me përmbysje kundër Aston Villa-s. "Qytetarët" e panë veten në disavantazh të dyfishtë dhe në një moment pati shumë frikë për titullin, por në harkun kohor të 5 minutave ndodhi mrekullia duke përmbysur falë dy golave të Gundogan dhe Rodrit.

Nga ana tjetër Liverpool fitoi 3-1 kundër Wolves.

Për City, ky është titulli i tetë në histori, ndërsa i katërti në pesë vitet e fundit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria i jep ‘ok’ anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO me procedurë të përshpejtuar, 114 vota pro, asnjë kundër

Shqipëria i jep ‘ok’ anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO me procedurë të përshpejtuar, 114 vota pro, asnjë kundër