Kampioni Briken Calja pritet si hero në Cërrik: Shteti dhe federata më braktisën/ VIDEO

Kampioni i Europës Briken Calja është pritur i hero në qytetin e Cërrikut, pas triumfit me tre medalje të arta në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Rumani. E ndërsa në aeroportin e Rinasit nuk kishte dalë askush për ta pritur, pasi institucionet shtetëtore presin analizat e dopingut dhe federata është e zënë, pasi është në periudhë zgjedhjesh, në Cërrik të gjithë ishin në shesh mbrëmjen e sotme për të pritur heroin e tyre.

Qindra qytetarë mbushën sheshin me këngë, valle, fishekzjarrë dhe brohoritje. Pas mbërritjes në Cërrik, kampioni u shpreh i sigurt se është i pastër, ndërsa akuzoi federatën për indiferentizëm dhe shtetin.

“Është moment historik, ishte ëndrra ime. Falë këmbënguljeve vullnetit dhe përgatitjeve çnjerëzore. Jam Briken Calja, përsa i përket dopingut, jam i sigurt kam bërë dy teste para ndeshjes, jam i sigurt që jam i pastër.

Federata ka qenë indiferente nuk më pritën, të vetmit ishin sportdashësit, njerëzit e thjeshtë, u tërhoqën nuk më pritën as qeveritarët”.
 

Prononcimi i kampionit te Europes, Briken Calja pas pritjes ne Cerrik

Briken Calja triumfoi duke arritur që të rrëmbejë tre medalje të arta, në shkëputje, shtytje dhe në dy garësh në peshën deri 69 kg.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elmi: 31/03/2018 02:53

    Ketu shihet pushtetaret e mjer qe ne vendet te pritet si Hero me tre medalje te Arta ni sportist ata ishin te angazhuar te benin ndarjen e fitimeve nga rruga e kombit miniera e bulqizes mbeturinat qe vien nga Italia droga e prostituzioni .Ktyre su han pordha te mendojn per sportist per qytetar ne mergim per kufijt e Kombit per Shqiptaret ne Turki sa i ka fut ne burg dhe sa jan te prekur bashvendaset ton atje .kta skan coglioni me pyt ordoganin se mos po Prek Shqiptaret atje ecc.

    Përgjigju
  • Erik: 30/03/2018 23:21

    O Briken i ka zene frika qeveritaret me ju. Vini si kampione dhe pas 2 muajsh kur dalin analizat pozitive te dopingut ktheheni ne deshtake e politikanet ne qesharake. Uroj te jesh i paster qe ta meritosh titullin kampion Europe. Deri atehere faleminderit per medaljet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes (VIDEO)

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes (VIDEO)