Kamëz- U përplas nga një makinë kur po kalonte rrugën, ndërron jetë 35-vjeçarja! Shoqërohet shoferja

Kamëz- U përplas nga një makinë kur po kalonte rrugën, ndërron jetë 35-vjeçarja! Shoqërohet shoferja

Foto ilustruese

KAMËZ- Një aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Demokracia në kryqëzim me Bulevardin “Blu”, në Kamëz i ka marrë jetën 35-vjeçares me iniciale P. A. Viktima ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shoferja me iniciale B.D.

Drejtuesja e mjeti është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Ndërkohë po sot, një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Manzë- Ishëm në afërsi të Gjirit të Lalëzit. Një automjet është përplasur me një motoçikletë duke lënë të dëmtuar drejtuesin e kësaj të fundit. Ai është dërguar në Spitalin e Durrësit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të hetuar shkaqet saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoferi: 16/11/2019 19:48

    Keshtu do te ndodhe kur e ke mendjen tek celulari apo diku tjeter. Ngushullime familjes zoti ju dhente fuqi e kurajo ta perballojne dhimbjen

    Përgjigju
    • Kakrruk: 16/11/2019 20:41

      Ironia e fatit eshte se keta njerez kalojne 10 metra larg mbikalimit dhe askush nuk e perdor mbikalimin qe eshte aty. I bien shkurt. Ate e ka aksidentuar fiks 10 metra larg mbikalimit. Ngushellime!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet