Kamza zyrtarizon trajnerin e ri, Gentian Stojku është shpresa për mbijetesën

Kamza zyrtarizon trajnerin e ri, Gentian Stojku është shpresa për mbijetesën

Trajneri më i ri i Kamzës, Gentian Stojku

Kamza ka zyrtarizuar trajnerin e tretë për këtë vit, ai do të jetë Gentian Stojku. Ka qenë vetë 44 vjeçari i cili ka konfirmuar për Report Tv se do të jetë trajner i Kamzës deri në fund të sezonit.Pas dorëheqjes së Ernest Gjokës para pak ditësh, dhe Klodian Duros vitin e kaluar blutë kanë zgjedhur një trajner të një kategorie më të ulët për të sfiduar pjesën e mbetur të sezonit.

44 vjeçari është me një karrierë të gjerë si futbollist ku ka patur rastin të luajë ekipe si Elbasani, Vllaznia, Teutën apo dhe në Gjermani me Erzgebirge Aue, ndërsa vitet e fundit ka drejtuar si trajner ekipet në kategorinë e l të futbollit shqiptar si Sopotin, Pogradecin, Bylisin apo Tomorrin.

Mbetet për t'u parë se çfarë do të sjellë ky afrim nga një kategori më e ulët, pasi Duro dhe Gjoka nuk ia dolën dot të nxjerrin Kamzën nga zona e ftohtë. Kamza mbetet në vendin e fundit të Superligës 16 pikë ndërkohë dhe me problemet e brendshme të kohëve të fundit, siç janë mosfinancimi nga Bashkia apo vonesat e rrogave tek lojtarët Kamza pritet ta ketë të vështirë qëndresën në elitën e futbollit shqiptar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë