Kanabis 75 cm të lartë në oborr 
3 në pranga nga fshatrat e Vlorës

Kanabis 75 cm të lartë në oborr <br />3 në pranga nga fshatrat e Vlorës
VLORË - 12 parcela me 2890 rrënjë bimë narkotike "Canabis-sattiva" janë zbuluar dhe asgjësuar nga Policia në disa fshatra të thellë në zonën e Lumit të Vlorës. Tre persona ranë në pranga ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
 
Në fshatin Verbas policia zbuloi 11 parcela me 1940 bimë narkotike të mbjellë në vendet e quajtura: "Ara Ledhe",  "Ledhet e Arifit", "Ara e Sulos", "Ledhet e Hoxhes", "Korije Çobe". Lartësia e këtyre bimëve narkotike varion nga 20 cm deri ne 100 cm.
 
Si kultivues të bimëve narkotike, policia arrestoi në flagrancë Myslym Gllucajn 38 vjeç, banus në fshatin Gjormë dhe Tomorr Malaj 50 vjeç banues në fshatin Verbas.
 
Po në këtë fshat, shërbimet e Policisë së Vlorës konstatuan 1 parcelë me 950 bimë narkotike të mbjella përreth banesave të dy personave, ku lartësia e këtyre bimëve narkotike arrin deri në 75 cm.
 
Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga kultivuesin Servet Canaj 71 vjeç lindur në Verbas dhe banues në Vlorë dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e tij 32-vjeçarin  Maksim Cana, lindur në fshatin Ramicë dhe banues në Vlorë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës