Kanabis dhe arsenal armësh në Krujë, arrestohen 9 persona, mes tyre një polic, një në kërkim (VIDEO)

KRUJË- Nëntë persona, mes tyre një efektiv policie janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Ndëshkimi” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike ku u sekuestruan disa bimë dhe arsenal armësh. Efektivi i policisë që ka rënë në pranga është Hysen Pula, 52-vjeç. Sipas burimeve Pula prej disa kohësh merrej me grupe të kultivimit të kanabisit duke u krijuar atyre mbrojtje. Gjithashtu është vendosur masa detyrim paraqitje për 3 persona të tjerë dhe një është shpallur në kërkim.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë. Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre personave dhe ambienteve përreth tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri pushkë, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare.

Të arrestuarit;
V. B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.
R. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.
M. K.,  28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.
K. K.,  46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.
B.  I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.
Hysen Pula, 52 vjeç, banues në Krujë, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.
F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë.
F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë.

Në kërkim është shpallur A. B. banues në fshatin Halile, për kultivim droge dhe armëmbajtje. Ndërkohë që në detyrim paraqitje u lanë; Y. K. Xh. B. dhe A. B. po për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët