Kanabis, kallashnikovë e armë gjahu/ Arrestohen dy persona, nën hetim një i tretë, familjarë të shefit të objekteve Dilaver Kalasë

Kanabis, kallashnikovë e armë gjahu/ Arrestohen dy persona, nën hetim një i tretë, familjarë të shefit të objekteve Dilaver Kalasë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në saj të operacionit 'Shkëmbi'.

Të arrestuarit janë A. L., 54 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Arrestimi u bë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Si dhe  E. K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ndërsa i vënë në hetim është D. K., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, bën me dije se dy të arrestuarit dhe i vëni nën hetim janë të afërm me njëri tjetrin dhe janë familjarë të Dilaver Kalasë shef objektesh në Komisariatin nr. 1 të Tiranës i cili  është shoqëruar nga forcat e policisë pas një operacioni anti-drogë ditën e djeshme.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë Kufitare pas njoftimit të dhënë nga Sektori i Narkotikëvë kanë bërë ndalimi i automjetit tip Mercedes Benz, me drejtues A. L.

Pas kontrollit të këtij automjeti në pjesën e dyshemesë poshtë sediljes së shoferit është konstatuar një hapje e struktures metalike, në brendësi të së cilës janë gjetur 19 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me peshë 13 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe dy celularë.

Po në kuadër të këtij procedimi penal, në rrugën “Shefqet Kuka”, Tiranë, është ushtuar kontroll në banesat e E. K. dhe D. K. Gjatë kontrollit në ambientet pranë banesës së E. K. është gjetur një armë zjarri kallashnikov. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. K. në ambientet e banesës së këtij personi u gjetën dy armë gjahu, për të cilat nuk dispononte leje.

Mbi tre personat në fjalë do të rëndojnë tre akuzo konkretisht:  “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit A. L., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasit E. K. dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim  D. K.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull