Kanada, pasagjerja e harruar në avionin Air Canada, "u zgjova e vetme dhe mes errësirës"

Kanada, pasagjerja e harruar në avionin Air Canada,

“Kur u zgjova, ishte e tmerrshme. Nuk mund as të telefonoja për ndihmë pasi telefoni nuk kishte bateri. Kërkova ndihmë përmes një të çare” - Me këto fjalë e përshkruan në facebook makthin e saj Tiffani Adams, një udhëtare kanadeze e harruar në avionin Air Canada.

Adams, duke vuajtur nga ankthi dhe pagjumësia, mbylli sytë dhe fjeti gjatë fluturimit që zgjati 90 minuta, nga Quebec City në Toronto.

Në Toronto, në orën 10:40, avioni u ul në pistë dhe pasagjerët u larguan, ndërsa gruaja mbeti brenda, në gjumë, pa u vënë re nga askush.

"U zgjova rreth mesnatës, ende me rripin e lidhur. Isha në errësirë ​​të plotë dhe e tmerruar. Mendova se ishte një ëndërr e keqe, pastaj kuptova se ishte e vërtetë. Hyra në kabinën e pilotit dhe u përpoqa të nisja sinjale për ndihmë me një pishtar, nga dritarja".

Sapo u shpetua nga ndihma e shpejtë, shoqëria ajrore i kërkoi falje pasagjeres  dhe e pyeti nëse dëshironte një limuzinë dhe një hotel, por gruaja nuk e pranoi ofertën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet