DURRËS - Prej 27 vitesh një kanal i ujërave të zeza, është kthyer në makthin kryesorë të banorëve të zonës së Durrësit të ri. Gjatësia e tij shkon deri në 1.2 km dhe në dy anët e tij ka banesa, teksa në këtë kanal derdhen ujërat e zeza të pjesës veriperëndimore të qytetit të Durrësit.
Banorët kërkuan ndihmën e Report Tv për të sensibilizuar pushtetin vendor dhe atë qendror, teksa shprehen se në këtë vend kanë derdhur djersën e tyre dhe shteti i ka harruar dhe pse janë vetëm 3 km nga qendra e Durrësit.
Vite e fundit është kthyer dhe një vendgrumbullim mbetjes urbane, si dhe burim sëmundjes të rënda për shumë banorët të zonës, teksa pamjet që sjell Report tv nuk kanë nevojë për shumë koment.
Banorët i bëjnë apel kryebashkiakes, Valbona Sako, të ndërhyjë për mbylljen e kanalit dhe rehabilitimin e rrugës, që për ironi të fatit mban emrin gjelbërimi, pasi pas pak vitesh për shkak të zgjerimit kanali do tu hyjë banesave në oborre.
"Përballemi me një fatkeqësi të madhe që shteti nuk e merr përsipër, një kancer në një kanal, që fillon nga stadiumi deri në Shënavlash. Kam 27 vjet që jam këtu. Quhet rruga “Gjelbërimi” paguajmë taksën për gjelbërim. Këtu vetëm gjelbërim nuk është, por pisllëk. Ngarkohet makina me mbeturina peshku dhe vijnë i hedhin këtu", shprehen banorët.
Një banor që sapo është kthyer nga emigrimit dhe ka një apel për kryeministrin Edi Rama.
"Kur kalojmë në Durrës era ndihet edhe në qytet. Kam besim se Edi Rama së shpejti do ta mbyllë e të heqë këtë problem".
Banorët shprehen se shqetësimi për këtë kanal të hapur të ujërave të zeza është ngritur edhe nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2242
Lajme të tjera
-
7 ditë i zhdukur/ Vijojnë kërkimet për 3-vjeçarin, hetohet edhe largimi jashtë Shqipërisë! Gjyshi e kunati 'mbyllen' në qeli
19 Prill, 11:51
-
Mobiljet 'fluturuese' në Durrës, reagon ministri Balla: Turp! (VIDEO)
19 Prill, 10:46
-
Spanja e kërkonte për trafik droge nga Kolumbia, italiani kapet në Portin e Durrësit! Do ekstradohet drejt Madridit
19 Prill, 10:27
-
Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes! E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!
18 Prill, 16:33
-
I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës
18 Prill, 13:49
-
Moti i keq, mbetjet plastike ‘pushtojnë’ bregdetin e Durrësit! Pamje nga ndotja
18 Prill, 12:58
-
EKSKLUZIVE/ 3-vjeçari nga Durrësi 6 ditë i zhdukur! Flasin stërgjyshërit në Has: Bahrija e solli nipin të shtunën, të nesërmen s'e gjetëm! Thirrje vajzës: Ktheja të voglin mamasë së vet
18 Prill, 11:33
-
Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorët me dy mjete deri pranë vilës
18 Prill, 11:16
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
18 Prill, 09:48
-
Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli 'Qytetar Nderi' i Durrësit (Foto)
17 Prill, 19:32
-
Nuk dihet fati i 3-vjeçarit në Durrës, prej 5 ditësh i zhdukur! Nëna e të miturit denoncoi gjyshërit, dështojnë kërkimet e policisë
17 Prill, 13:42
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38