Kanali që merr jetë njerëzish në rrugën Kavajë-Rrogozhinë! Banorët apel ARRSH-së: Të ndërhyjë menjëherë

Gjurmët janë ende të freskëta! Vetëm 10 ditë më parë një banor i fshatit Lekaj humbi jetën, teksa ra me motoçikletë në kanal... Ndërsa një tjetër i aksidentuar po lufton për jetën në spitalin e Traumës. Ky kanal vaditës 4 metra i thellë dhe 1.5 metra i gjatë është bërë burim aksidentesh në rrugën dytësore Kavajë-Rrogozhinë në vendin e njohur si kryqëzimi i fshatit Lekaj.

Banorët e fshatit Lekaj kërkojnë të merren masa urgjente nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka lënë të hapur kanalin në mes të rrugës.

"Këtu ndodhemi sipër kanalit "Peqin-Kavajë", kjo hapësirë (kanal) është burim aksidentesh. Një person ka rënë së fundmi me biçikletë dhe është në gjendje të rëndë. I bëj thirrje ARRSH-së të marrë masa", tha një banor.

Siç shihet në pamje, që kur është ndërtuar rruga dytësore, është ngushtuar korsia për shkak të këtij kanali, ndërkohë që nuk asnjë tabelë apo sinjalistikë rrugore për orientimin e drejtuesve të mjeteve.

"Ky është burim aksidentesh, e kam shtëpinë 50 metra larg dhe e shoh se çfarë ndodh. Sa bie mbrëmja ndodhin aksidentet se nuk ka asnjë tabelë as ndriçim. Shoferët nuk e dallojnë kanalin dhe bien brenda! Ky është një vend që duhet mbyll se s'bën. Çfarë i kushton shtetit ta rregullojë?! Ose të paktën të na lejojnë se e bëjmë ne", thanë të tjerë banorë të zonës.

Kësisoj të shumtë janë përdoruesit e rrugës që bien në kanal, sidomos gjatë mbrëmjes kur mungon dhe ndriçimi. Humbja e jetëve dhe dëmet e shumta materiale janë një thirrje urgjente për ARRSH që të riparoje këtë segment të rrezikshëm në aksin nacional Kavajë-Rrogozhinë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin