Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë SHBA-në, pritet takimi me Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë SHBA-në, pritet takimi me Trump

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të takuar presidentin, Donald Trump, bëhet e ditur sot nga Shtëpia e Bardhë. Zëvendësi i sekretarit për media, Hogan Gidley, e konfirmoi vizitën e Merkelit në javët e ardhshme, por nuk dha datë të saktë. Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan i tha agjencisë Reuters se vizita pritet të realizohet më 27 prill.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të takojë Trumpin në Uashington tre ditë para vizitës së Merkelit. Takimet do të zhvillohen pak kohë para 12 majit, afatit që ka caktuar Trump për përmirësimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, të nënshkruar nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera botërore.

Gjermania, Franca dhe nënshkrueset e tjera i kanë bërë thirrje SHBA-së që të mbetet në marrëveshje. Me paktin e vitit 2015, Teherani është pajtuar të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër tij.

Trump ka thënë se Teherani është duke shkelur “frymën” e marrëveshjes me hedhjen e vazhdueshme të raketave balistike dhe me mbështetjen e militantëve në rajon. Presidenti amerikan ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja nëse ajo nuk përmirësohet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit