Kancer digjital! Bleona Qereti vjen me një projekt të ri (FOTO)

Kancer digjital! Bleona Qereti vjen me një projekt të ri (FOTO)

Këngëtarja Bleona Qereti ka treguar me anë të nëj postimi në rrjetet sociale se po punon për një projekt të ri muzikor, që godet një fenomen ndaj njërëzve publikë. Pikërisht bëhet fjalë për komentet negative në rrjetet sociale ndaj tyre.  

Kjo këngë e re mban titullin “Haters”.

“Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”, shkruan Bleona.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale