Kanceri i veshkave, ja cilat janë shenjat e para që do të dalloni

Kanceri i veshkave, ja cilat janë shenjat e para që do të dalloni

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato janë themeli i shëndetit metabolik, pasi rregullojnë tensionin e gjakut, forcojnë kockat, rregullojnë elektrolitet në trup dhe filtrojnë toksinat dhe lëngjet e panevojshme.

Funksioni kryesor i veshkave është të filtrojnë mbetjet nga gjaku dhe t’i nxjerrin ato nëpërmjet urinimit. Veshkat ndihmojnë gjithashtu në kontrollin e tensionit të gjakut dhe sigurohen nëse keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Kanceri i veshkës, quajtur ndryshe karcinoma renale, shfaqet kur qelizat tek njëra apo të dyja veshkat fillojnë të rriten në mënyrë jonormale dhe formojnë një masë tumorale që vendoset sipër qelizave të shëndetshme. Ky lloj kanceri është 1 nga 10 më të përhapurit si tek burrat ashtu edhe gratë.

Karcinoma renale

Ka disa lloje të kancerit të veshkës, megjithatë 9 në 10 njerëz vuajnë nga karcinoma renale. Zakonisht është një tumor brenda veshkës, megjithatë mund të shfaqen edhe më shumë, si edhe tek të dyja veshkat.

Cilët persona janë më të rrezikuar?

Shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të veshkës janë rreth moshës 50-70 vjeç. Burrat janë 2-3 herë më të rrezikuar se gratë, dhe afrikano-amerikanët janë ndër popujt më të rrezikuar. Tensioni i lartë i gjakut, sëmundja e veshkave dhe probleme të caktuara me gjenet, si sëmundja Hippel-Lindau, gjithashtu mund të rrisin rrezikun. Mund të trashëgohet edhe në familje.

Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun

Jeni më të rrezikuar që të zhvilloni kancer të veshkave nëse:

Pini duhan: Duhanpirja dyfishon rrezikun. Mendohet se duhani është shkaktari i 30% të rasteve me kancer tek meshkujt dhe 25% tek femrat.

Jeni mbipeshë: Njerëzit mbipeshë ose obezë janë gati dyfish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të veshkës.

Merrni shumë ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve: Përdorimi për një periudhë shumë të gjatë të aspirinës, acetaminofenin ose ibuprofenit mund të rrisë rrezikun.

Simptomat

Nëse masa tumorale është shumë e vogël, mund të mos vëreni asnjë simptomë. Ndërsa masat e mëdha tumorale mund të shkaktojnë këto probleme:

Gjak në urinë

Shfaqet një gjëndër anash ose në shpinë

Keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Ndiheni të lodhur

Keni humbur shumë peshë pa asnjë arsye

Keni temperaturë të lartë të trupit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mirsie: 17/04/2020 15:07

    mem fal po pak e teprune pom doket qekjo ne rregull ndoniher shkelen rregullat po kjo sdo te thot perniher me i dergu nburgje njerzt ne ket kohe pandemie asht mir me u solidarizu njani me tjetrit e kur te kalon kjo pandemi ateher bani qka te doni te jemi bashk dot tja dalim diten emir ky eshte mendimi im

    Përgjigju
  • Zejnulla Asllani: 17/03/2020 11:55

    Nuk më duket se është or policore por të ndalohet edhe lëvizja e lir ësht pak e tepërt ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët