Kandidatët e PS, ja rikonfirmimet e pritshme, nga Veliaj te Subashi dhe Bushi

Kur kanë ngelur më pak se 6 muaj nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Socialiste mbledh kryesinë çdo të hënë për punën përgatitore. Aktualisht mes socialistëve janë formësuar kandidaturat më të mundshme për bejetën e ardhshme elektorale.

Burimet thonë se disa prej figurave më të rëndësishme do të rikandidohen. I pari është kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Diskutimeve se PS po përgatit një kandidaturë tjetër, fundjavën e shkuar i zbehu kryeministri Rama kur foli për një mandat të dytë.

Në Fier pritet të rikandidohet Armando Subashi, ndërsa në Korçë Sotiraq Filo. Edhe Artur Bushi pritet të rikandidohet në Krujë, sikundërse Arif Tafani në Belsh. Listës së rikonfirmimeve ju bashkohet në Maliq Gëzim Topçiu dhe në Librazhd Kastriot Gurra.

RIKONFIRMIME
Tiranë-Erjon Veliaj
Fier-Armando Subashi
Korçë-Sotiraq Filo
Krujë-Artur Bushi
Belsh-Arif Tafani
Maliq-Gëzim Topçiu
Librazhd-Kastriot Gurra

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 22/01/2019 20:06

    Na thatë për Belshin,Maliqin e Librazhdin por për bashki të rëndësishme si Vlora s'na thatë gjë...

    Përgjigju
    • lexuesi: 12/03/2019 10:01

      Për Vlorën si konfirmimi edhe kandidimi i Fate Velaj janë një hiç... kukulla do jenë...

  • Bukuria: 22/01/2019 20:03

    Bravo kandidaturs e lali Erit Ky nuk ka nevoj per fushat, Ky e ka ne xhep mandatin , sepse si Ky nuk gjen tjeter, per kete Dhe opozitaret votojne me kenaqesi,suksese Lali Eri per fitoren e dyte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë