Gara për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë

Gara për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë

Donald Trump dhe Joe Biden

Ekonomia amerikane është një faktor kryesor në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti luan një rol kyç në hartimin dhe përcaktimin e politikave tregtare dhe ekonomike të vendit. Në materialin në vazhdim, korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presuti flet mbi gjendjen e ekonomisë amerikane dhe dallimet mes dy kandidatëve mbi mënyrën se si do ta trajtonin atë.

Presidenti Joe Biden u rrit në Scranton të Pensilvanisë, në një lagje të banuar kryesisht nga klasa punëtore. Duke folur mbi prejardhjen e tij, zoti Biden e quajti kundërshtarin Trump si kandidat që ka humbur lidhjet me realitetin.

“Ai e shikon ekonominë nga Mar-a-Lago, ku me miqtë e tij të pasur mbështesin politikat e dështuara që kanë dëmtuar familjet e klasës punëtore për më shumë se 40 vjet. Vlerat e Scranton-it apo Mar-a-Lagos? Këto janë vizionet konkurruese për ekonominë tonë duke ngritur pikëpyetje mbi paanshmërinë themelore në qendër të kësaj fushate”, thotë Presidenti Biden.

Gjatë fillimit të mandatit të zotit Trump, ekonomia ishte e fortë dhe papunësia në 3.5%. Dee Boisvert në New Hampshire është mbështetës i republikanit Trump.

“Të gjithë ishin të lumtur dhe po bënin para. Gjithçka ishte mirë”.

Por më pas u përhap pandemia e koronavirusit. Viti i fundit i mandatit të Presidentit Trump u shoqërua me një papunësi prej 14.7%. Muajin e kaluar, papunësia ishte në shkallën 3.8%. Zëri i Amerikës bisedoi në Arizona me zotin Howard Webster, mbështetës i Presidentit Biden.

“Ajo që Joe Biden ka bërë është se kemi ekonominë më të mirë ndonjëherë dhe papunësinë më të ulët”.

Presidenti Biden thotë se strategjia e tij ekonomike po ndihmon amerikanët e zakonshëm.

“Shoh një Amerikë ku klasa e mesme gëzon një mbështetje të mirë ekonomike dhe klasa e varfër ka një shans që të dalë nga ajo gjendje”, thotë zoti Biden.

Por shumë pajtohen se inflacioni mbetet ende i lartë në rreth 3.5%, madje edhe pse ka rënë nga shifra rekord e vitit 2022. Votuesit e fajësojnë Presidentin Biden.
Trump e drejton gishtin tek kundërshtari Biden.

“Duhet t'i shpjegojmë popullit amerikan se çfarë po ndodh, sepse ata po shohin se çfarë ndodh në kufi, po përballen me inflacionin dhe ekonominë, e cila është në gjendje të tmerrshme”, tha zoti Trump.

Gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump favorizoi politikat e prodhimit të produkteve brenda vendit. Gjatë një tubimi fushate ai foli për automjetet e prodhuara në Meksikë.

“Do të vendosim një tarifë 100% për çdo makinë që vjen nga ana tjetër e kufirit dhe ju nuk do të jeni në gjendje t'i shisni ato”.

Sondazhi i kësaj jave nga agjencia e lajmeve Reuters tregon se amerikanët besojnë se republikani Trump do ta trajtonte ekonominë më mirë se Presidenti Biden./Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë