TIRANË- Pak para zgjedhjeve të 14 majit, kandidati i çiftit Berisha-Meta, Indrit Hoxha ka zgjedhur të mos ketë posterë ndryshimi apo programe por ka kallëzuar në SPAK rivalin e tij për Bashkinë Vorë.
Sipas tij, kreu i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera ka abuzuar me një tender pastrimi duke përfituar një shifër me vlerë të majme prej 2.3 milionë euro. Hoxha u paraqit sot në SPAK dhe u bëri thirrje edhe çdo organi tjetër hetimor të hetojë pasurinë e tij dhe të familjarëve të tij, ashtu sikurse edhe të Blerim Sherës.
Indrit Hoxha nënvizon se beteja e nxehtë për Bashkinë Vorë vjen si pasojë e abuzimit dhe vjedhjes në këtë zonë.
“Sot kam bërë kallëzim të parë penal për një aferë korruptive në Bashkinë e Vorës me vlerë 2.3 mln euro në shkelje ligjore.
I bëj thirrje Dumanit të nisë mbledhjen e dokumenteve të këtij krimi ekonomik që është bërë në kurriz të qytetarëve.
Koha e vënies dorë te taksat e qytetarëve duhet të marrë fund. Inkurajoj qytetarët shqiptar të denoncojnë te DEA. Vora ka qenë betejë e nxehtë elektorale dhe kjo ka ardhur nga abuzimi dhe vjedhja e bashkisë Vorë. I bëj thirrje SPAK dhe çdo organi tjetër hetimor, të hetojë pasurinë time dhe familjarë të mi por edhe të kryetarit të Bashkisë Vorë. Drejtësia do bëjë drejtësi.
Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit, i cili është në vlerën 2.3 mln euro. Sot Vora është bashkia më e pistë e Republikës, kam kallëzuar kreun e Bashkisë Vorë Blerim Shera.”- tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që kandidati i Foltores akuzon Blerim Sherën se ka abuzuar me tenderat.
Pak kohë më parë, në një deklaratë për mediat Indrit Hoxha ka akuzuar se janë dhënë tendera korruptivë nga Bashkia Vorë të padobishme për qytetarët e zonës.
Hoxha pretendon se gjatë katër viteve janë dhënë janë dhënë 11 procedura prokurimi me vlerë 14 milion euro dhe i bëri thirrje SPAK që të hetojë këto tenderë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?
-
Të drejta
21.9%
-
Te gabuara
74.2%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 361
Lajme të tjera
-
Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, plagosen gjyshja, djali dhe nipi (EMRAT)
28 Prill, 14:11
-
Premtuan leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Gjykata lë në burg zyrtarin e kadastrës dhe në arrest shtëpie kryeplakun e Saukut
28 Prill, 13:39
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, afro 12 mijë gjoba dhe 8 automjete të bllokuara
28 Prill, 12:16
-
Tiranë/ Shkuan të vizitonin 'Shpellën e Pëllumbasit' mbesin të bllokuar 5 turistë britanikë, gjenden pas 5 orësh kërkime (VIDEO)
28 Prill, 10:51
-
Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë në makinë, arrestohet në Vorë 43 vjeçari! Person i skeduar nga policia (EMRI+VIDEO)
28 Prill, 10:25
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Basketboll meshkuj/ Besëlidhja 'ia merr dorën' Tiranës, e mposht edhe në ndeshjen e dytë dhe shkon në finale
27 Prill, 22:10
-
Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli
27 Prill, 18:28
-
Protestat e Rithemelimit, Veliaj për Report Tv: Dogjën bashkinë, monument kulture! Ditët e ardhshme dorëzoj vetë dosjet në SPAK me informacione për të gjitha çështjet
27 Prill, 18:13
-
Bllokim rrugësh dhe tifozët të shoqëruar nga policia, derbi Tirana - Partizani fut kryeqytetin në 'qytetrrethim'
27 Prill, 17:45
-
'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Erbim Fagu para derbit: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës
27 Prill, 16:27
-
Përfundon rruga e re në fshatin 'Gurrë të Vogël', Veliaj: Asnjë ndryshim nga qendra! Muhabetet me molotov do harrohen, puna mbetet
27 Prill, 15:10