Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara bashkë me këshilltarët, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, nuk na informoi

Gjergji Gjata, i cili u vendos nga Partia Demokratike si kandidat për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara një ditë më parë bashkë me kandidatët e këshillit bashkiakë, ndërsa ai ka bërë një tjetër reagim në të cilin sqaron arsyet e largimit të tij nga gara. Gjergji Gjata thotë se kryetari i Komanduar Enklelejd Alibeaj bashkë me një ish-deputet kanë ndryshuar listën për Këshilltar bashkiakë në mesnatë, pak para se listat të depozitoheshin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai thotë se ndryshimi i listës për këshilltarë u bë nga Alibeaj pa informuar as anëtarësinë e partisë, as kandidatët për këshilltarë, apo pa njoftuar as kandidatin për kryebashkiak, pra vetë Gjergji Gjatën. Për një vendim të tillë, për t’u tërhequr nga Gara, Gjata thotë se ka informuar drejtuesit e PD-së se do të largohet bashkë me kandidatët për këshilltarë nëse lista e propozuar nga baza e demokratëve do të ndryshohej.

“PDSh në formë arbitrare, puniste, pa vendimmarrje kolegjiale, por me vendimin e dy personave (një ish deputet dhe kryetari Alibeaj), në mesnatë ndryshuan listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak dhe e dorëzuan atë të ndryshme nga lista e dërguar nga baza e demokratëve dhe kandidati i Korçës, pa informuar as kandidatin, as anëtarësinë e partisë dhe as kandidatët.

Kjo ishte arsyeja e vetme e largimit. Kujdes! Mbrëmjen e djeshme krerëve të PDSH i është bërë me dije prej meje personalisht që nëse ndryshohet lista e kandidatëve, do të largohemi, si unë, ashtu edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak”, shkruan ai.

Enkelejd Alibeaj ka prezantuar emrat e 19 kandidatëve për kryetar Bashkie, mirëpo kanë nisur tërheqjet e para dhe refuzimet. Teksa Alibeaj përpiqet të bindë demokratët se vendimet e tij, u bënë për të mos thelluar përçarjen, lista ende e panjohur e kandidatëve të tij nisi të tkurrej. Kandidati i Korçës, Gjergji Gjata njoftoi se është tërhequr nga gara bashkë me 40 kandidatët për këshillat bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia, Bujar Vreto  në Librazhd, Ibrahim Bruka  në Vorë dhe Genc Doçi  në Kurbin.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/03/2023 04:13

    Mund t'a quash pabesi,ose zhgenjim,por mund t'a quash dhe prishje planesh e premtimesh per tarafet!

    Përgjigju
  • Taulant: 29/03/2023 10:44

    Keta i ka tredhur Saliu dhe nuk munden te bejne hap pa lejen e tij. Beseprem eshte bere trend keto kohe dhe ky eshte nje i tille qe fut thika pas shpines se partise qe e perzgjodhi ta perfaqesoje ne nje bashki te madhe si e Korces. Nuk do mundeshte te fitoje gjithesesi, por tregove qe je pa shtylle kurrizore.

    Përgjigju
    • titi: 29/03/2023 13:37

      U tregua tamam kastravece, nuk jane ato qe thote arsyet pse u terhoqe nga gara por dicka tejer qe do te mbetet nje nga karakteret me te urruera nè qytetin e Korces.

  • enti: 29/03/2023 09:56

    Bravo.te pakten paskeni burreri me shume se kta palo politikane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale