Kandidati i PSD-së në Pukë, Bilbil Dervishi: Synojmë 2-3 mandate në Shkodër! Guxim i tepruar dhe vepër kriminale të dalësh të kontrollosh njerëzit në rrugë

Bilbil Dervishi kandidat i Partisë Social-Demokrate në Shkodër thotë se kjo parti synon 2-3 mandate në këtë qark. Në një intervistë për Report Tv, Dervishi theksoi se edhe në Tiranë synojnë të njëjtën shifër ndërkohë që shtoi se pretendojnë edhe për deputetë në Lezhë dhe në Korçë.

'Në Shkodër dhe në Tiranë pretendojmë 2-3 deputetë! Një në Lezhë dhe një Korçë. Në Pukë po synojmë që të dalim forcë e parë. Mendoj se kësaj radhe, listat e zgjedhësve është pastruar. Në Tiranë e them me bindje nxjerrim 2-3 deputetë. Fushata ka qenë e qetë.'- tha Dervishi.

Po ashtu Bilbil Dervishi foli sërish edhe për një videot të publikuar par ditë më parë në rrjetet sociale ku shfaqej djali i tij dhe dhe daja e tij, dhe theksoi se ngjarja është keqinterpretuar. Dervishi shtoi se është guxim i madh dhe vepër kriminale që disa persona të panjohur dalin edhe ndalojnë mjete në rrugë.

'Para disa ditësh është kapur një person ishte aktivist i LSI-së i janë gjetur disa fletë dhe para. Për rastin e djalit tim ka pasur një sajesë. Një ditë djali im së bashku me dajën po kthehej nga Puka me makinë dhe e kanë ndaluar dhe i kanë bërë kontroll makinës dhe e kanë filmuar dhe i kanë gjetur një listë me 10 veta dhe një fletë votimi sesi do të votohej. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po ndjek procedurat. Ky incident nuk ka lidhje, është keqinterpretuar nga disa politikanë, nuk kishte lidhje as me PD as me LSI. Është guxim i tepruar që të dalësh të kontrollosh njerëzit në rrugë, nuk e di nëse e kanë marrë në konsideratë se po kryejnë vepër penale. Ato janë iniciativa shumë të renda. Zgjedhësit janë të frustruar, nuk ka realisht ndonjë fushatë, është e nivelit individual.'-tha Dervishi.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur