Kandidati i PS-së për bashkinë: Ju tregoj vizionin tim për Elbasanin dhe rolin e Sejdinit

Gledian Llatja u zyrtarizua sot si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit. Por cili është vizioni i tij për qytetin e Elbasanit? Në një intervistë për Report Tv, ai tregon synimet e tij për të vijuar transformimin e qytetit dhe rolin e Qazim Sejdinit, që hoqi dorë nga rikandidimi pas 12 vitesh në krye të bashkisë.

"Vizioni i PS-së për Elbasanin është i qartë, duam të vijojmë punën që kemi lënë për gjysmë, projektet që i kemi pasur dhe i kemi për të vijuar për të mirën e qytetarëve për bashkinë që duan, të gjithë qytetarët e Elbasanit.

Ne kemi 81 mijë banorë në njësitë administrative, ku infrastruktura është e pakët dhe e varfër, pavarësisht se jemi përpjekur, por aty ka ende nevojë për investime. Ka nevojë për një vizion të ri. Njësitë administrative kanë marrë të njëjtën pamje, po bëhet punë me cilësi.

Qazim Sejdini është një figurë e spikatur e PS-së në Elbasan, i ka ndryshuar faqen qytetit, e bëri qytetin e parë të Rilindjes Urbane. Qazimi është kryetari i bashkisë që ka qenë për 12 vjet, është drejtuesi kryesor edhe i fushatës, i pjesës elektorale të PS-së. Me opozitë pa opozitë ne do të futemi në zgjedhjet e 30 qershorit" deklaroi ai.

Gledian Llatja intervistë për Report Tv


Lajmi kryesor:

Mbyllet pas 7 orësh Kongresi i PS-së


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës