Kandidati për hetues në BKH padit procesin e përzgjedhjes në Gjykatën Administrative: Më kanë eleminuar padrejtësisht

Kandidati për hetues në BKH padit procesin e përzgjedhjes në Gjykatën Administrative: Më kanë eleminuar padrejtësisht

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të BKH-së është paditur për mungesë transparence si dhe për skualifikimin e padrejtë në Gjykatën Administrative.

Një prej aplikantëve ka kërkuar pezullimin e këtij procesi.

Sipas padisë së tij, ai thotë se nuk ka pasur transparencë në përllogaritjen e pikëve në testin fizik, e cila përkon me fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për hetues pranë byrosë.

“Me anë të kësaj kërkesë padie, kërkoj pezullimin e procedurave të konkurrimit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi në mënyrë jo transparente me anë të një veprimi administrativ ka bërë përjashtimin e 300 kandidatëve për hetues në fazën në fazën e tretë të testimit (testimi fizik) pa përcaktuar metodologjinë e vlerësimit, ku dëmtohen interesat e mia personale, interesi publik dhe procesi i rregullt ligjor në një procedurë konkurrimi që ka për qëllim rritjen e besimit të publikut pranë organeve të drejtësisë, e konkretisht; - shkruhet në dokument.

Në ndryshim nga fazat e mëparshme, sipas paditësit, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk kishte përcaktuar asnjë minimum pikësh për testin fizik. Gjithashtu ai pretendon se as në faqen zyrtare nuk është publikuar mënyra e mbledhjes së pikëve dhe mënyra e vlerësimit duke mos qenë transparent krahasuar me testin logjik; nuk është pasqyruar mënyra e përzgjedhjes së aplikantëve në testin fizik, duke dëmtuar imazhin e një institucioni që kërkon besimin e qytetarëve dhe do të luftojë korrupsionin në nivele të larta; rezultati i testimit fizik nuk është vlerësuar në moment por 3 ditë më pas.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora 9: 27/10/2020 09:10

    O idiot I dobishem E. L! Konkuruesit kerkojne thjesht dhe vetem SHPALLJEN E LISTAVE ME REZULTATET PER CDO KANDIDAT PER TESTI FIZIK. Pra ate qe ben edhe me testin llogjik. Po ti duhet te jesh prodhimi bio I politikqeneve. Thjesht qen bir qeni

    Përgjigju
  • E.L.: 27/10/2020 07:15

    99% e dështimeve vijnë nga njerëzit që japin justifikime. Ose je i zoti te fitosh nje vend pune ose s’je. Nuk ta ka njeri me te hedhur po kjo eshte ajo qe s’kupton shumica ketu. Arsyeja eshte mentaliteti komunist me te cilin jemi rritur qe jemi te gjithe njesoj, dhe si pasoje ngulitet ne koke mendimi cfare ka ai/ajo me shume se une. Ja qe ato te tjeret paskan pase pak me shume se ty o kuksi.

    Përgjigju
  • laura: 26/10/2020 19:04

    Ky po qe eshte skandali me i madh i ndodhur ne reformen ne drejtes!BKH-ja ne testin e saj te pare perfundon e akuzuar ne gjykate! Kush do ta kishte menduar!Organizon konkursin fizik ne fshehtesi,duke manipuluar rezultatet.400 kandidate konkurues nuk dine se cfare rezultati kane arritur dhe shumica e fituesve te testit llogjik me maksimumin e pikeve 30,29,28 e 27 pike jane lene jashte gares dhe jane kualifikuar kandidate qe ne testin llogjik me zor kane marre nga 12 e 13 pike.Edhe invalide te ishin,jo qe jane te shendoshe si molla dhe te pergatitur fizikisht do kishin marre ndonje pike ne testin fizik dhe nuk do ishin skualifikuar.Shume prej tyre i kane kapur normat e testit,por nje dore e padukeshme i ka skualifikuar dhe kjo eshte aresyeja qe rezultatet e testit fizik te firmosur pas gares nga cdo kandidat nuk jane bere publike.Kjo eshte aresyeja qe nuk u lejuan dhe gazetaret e kameramanet te merrnin pjese ne monitorimin e gares,sepse prania e tyre nuk do te lejonte te manipulohej rezultati.Sa per monitorimin nga ambasada amerikane e BE ai ,monitorim ishte qesharak,sepse nuk mund te qush monitorim prezencen formale fizike te tyre ne ambientet e fushes se gares duke qendruar te grumbulluar ne nje qoshe duke pire kafe e duke u ceplendisur per te kaluar kohen.Kjpo eshte te tallesh me personalitetin e konkuruesve dhe me seriozitetin e ketij procesi,duke i lene fushe veprimi njerezve te Aida Hajnajt te plotesojne nje liste sipas orekseve te tyre ,duke deformuar tere procesin dhe duke u shkaktuar trauma psikologjike garuesve dhe familjareve te tyre.Po te ndodhte nje gje e tille ne nje shtet me institucione te konsoliduiara demokratike si Greqia apo Italia,pa shkuar tek Gjermania etj etj sot ajo duhej te ishte pezulluar nga detyra dhe procesi duhej te behej nga e para,duke u afishuar ne kohe reale rezultatet e gares per cdo kandidat,ashtu si u veprua dhe ne testin llogjik,per te cilin nuk kishte asnje kontestim.Ky skandal nuk lidhet vetem me disa kandidate te skualifikuar,por lidhet me vijimin e reformes ne drejtesi,sepse nese qysh me perzgjedhjen e hetuesve te bkh-se duket se si do te vijoje puna e vete BKH-se.Ndaj per zbardhjen e ketij skandali duhet te jene te interesuar qysh nga kryeministri e kryetari i parlamentit shqiptar( te mos themi per babain e korrupsionit te kapardisur ne presidence se ai po mendohet se si do te veproje per te dekoruar dhe Skenderbeun qe te mos i mbetet merak perpara se ta shporrin qe andej,se te tjeret me duket se i ka dekoruar deri me tani,te fundit dekoroi nje ish futbollist qe e nxorri nga arkivi i shekullit te kaluar,keshtuqe nuk ka kohe te merret me kete mega skandal,qe per te eshte nje hollesi e parendesishme),nga ambasada amerikane e zonja kim,e cila e ka dhe nje bast personal perzgjedhjen e me te mireve per hetues te BKH,nga zoti Soreca,zoti Gent Ibrahimi e zoti Kraja,veprimtaria e te cileve lidhet ngushte dhe me BKH-ne,organin qendror te reformes ne drejtesi.Gara duhet te perseritet dhe rezultatet duhen afishuar qe sejcili kandidat te dije se ku ndodhet e jo si tani qe i futi zonje Hajnaj rezultatet ne nje tenxhere ,i trazoi dhe i nxorri si bileta lotarie te shenuara ato qe ishin fitueset,duke futur atje dhe njerezit e preferuar te miqve e shokeve te saj,te gjyqtareve,politikaneve,kuadrove te larte e qeveritareve si dhe niperit e mbesat e peshqve te medhenj e te vegjel anembane shqiperise.Stop korrupsionit dhe dallavereve me BKH-ne! Larg duart e korruptuara nga ky organ qendror i reformes ne drejtesi! Riktheni shpresen tek aplikuesit e rinj e te devotshem per hetues te BKH-se dhe u jepni nje mundesi qe ti sherbejne vendit e shqiptareve me dinjitet e devotshmeri!Dhe gjithcka te behet transparente dhe direkt mbas gares,pa kaluar ne filtrat e dyshimta te zonjes Hajnaj e te atyre qe menduan te deformojne kete proces me rendesi jetike per te ardhmen e vete BKH-se.

    Përgjigju
  • shoku alfonsit: 26/10/2020 14:03

    e me alfonso ku je......

    Përgjigju
  • hoho: 26/10/2020 13:25

    Jam kurioz te di kjo Hajnaj per sa kohe e beri 2400m kur ishte vete ne fazen e perzgjedhjes?

    Përgjigju
    • tomas Willson: 26/10/2020 15:52

      Kjo zonja Hajnaj....edhe ne testin logjik mori vetem 12 pike...nje drejtuese qe arrin te marre piket minimale kur u testua vete....do zgjedhe hetuesit e BKH-se...kjo eshte te besh nje verr ne uje.....

  • Tironci: 26/10/2020 12:56

    Ai konkurim u bo ne menyrem ma te pa drejte! Duhet kishte pasur me shum konkurrente nga i gjith Shqiperia sikur dote lajmeronin ne te gjith mediat per konkurrimin,por u bo ne nje menyre te pa bese,dhe lajmeruan ke donin vete organizatoret,ka shum police te pregatitur dhe te ndershem qe nuk kane ditur per konkurrimin e meshefte nga ana e organizatoreve,eshte dashur 2-3 muaj perpara te bojshin thirrje per kush do te konkurroje te paraqiten me civin dhe vendin e dorezimit te dokumenteve,kjo ishte pa besi per shum konkurrente,qe kane pasur vullnet per ti sherbyer ketij vendi,turp turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor