Kandidati për kryeprokuror pa avokat në vetting! Në 'sitë' edhe dosja e mbyllur e trafikantëve (VIDEO)

TIRANE - Olsian Çela, kandidat për kryeprokuror, ka dalë këtë të premte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për tu njohur me rezultatet e hetimit ndaj tij në kuadër të vettingut.

Pa praninë e një avokati, Çela dëgjoi për afro 60 minuta gjetjet e KPK-së, ku sipas relatorit Olsi Komici ILDKPKI kish sjellë një raport se kishte pasuri të justifikuar dhe të ligjshme.

Por hetimi i KPK-së kishte zbuluar se ai kishte mospërputhje në 335 mijë lekë në transaksionin e kalimit të pronësisë të një apartamenti dhe blerjes së një njësie tregtare në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Po ashtu Çela rezultoi se kishte marrë ndër vite tre hua nga të afërmit e tij, por pas hetimeve të KPK-s këto hua ishin shlyer nga ai dhe huadhënësit rezultonin se kishin të ardhura të ligjshme në Itali dhe Greqi.

KPK u ndal dhe tek një procedim penal i pushuar nga Çela dhe një tjetër prokuror për shtetasin P.B të dyshuar si trafikant klandestinësh, ndërsa Çela u mbrojt duke thënë se nga hetimi proaktiv u vunë në vështirësi për të gjetur prova pasi policia gjyqësore nuk kreu detyrën.

Vendimi për Çelën do të jepet më 23 korrik, ndërsa me këtë vendim pritet të zhbllokohet edhe gara për kryeprokurorin ku Cela garon përkrah Arta Markut, Fatjona Memcajt dhe avokatit Lulzim Alushaj.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev