Kandidatja e Berishës për Tiranën: Do i vë tritolin shtëpisë së Ramës! Njerëzit thonë çfarë është kjo, por e kam seriozisht

Kandidatja e Berishës për Tiranën: Do i vë tritolin shtëpisë së Ramës! Njerëzit thonë çfarë është kjo, por e kam seriozisht

Adriana Kalaja, kandidate në primaret e Partisë Demokratike të Sali Berishës

TIRANË- Adriana Kalaja, kandidate në primaret e Partisë Demokratike të Sali Berishës i ka qëndruar planit të saj për t’i vendosur tritol ndërtimeve në Tiranë, sipas së cilës janë pa leje. Në një intervistë për mediat, Kalaja vijoi duke thënë se këtë plan të saj do e nisë me shtëpinë e kryeministri Edi Rama, me argumentin se ajo është pronë e grabitur.

Duke iu përgjigjur skeptikëve për deklaratat e saj, Kalaja theksoi se e ka shumë seriozisht. 

"Kjo është një deklaratë që mund të duket pak e fortë. Përmban simbolikën që do të pastrosh mafian e betonit me tritol. Por, bazohet edhe në dispozita ligjore. Do të filllojmë me sarajet e kryeministrit në Surrel. Prona mbi të cilën është ndërtuar shtepia e Ramës është pronë e grabitur. Është bërë një manovër. Është gjetur një banor i zonës, që ka pretenduar se i ka humbur çertifikata.  Kur përmend fjalën tritol njerëzit thonë cfarë është kjo, do të bëhet luftë? Unë kam prova që kjo pronë është grabitur. Ka filluar edhe një proces gjyqësor nga prefektura, për të thënë që këtë pronë nuk duhet ta merrte filani por duhet ti kthehej shtetit. Kur u mor vesh që është Lindita Rama pas kësaj prone… Në moment që prona është marrë mbi një dokument të falsifikuar edhe leja e ndërtimit mbi këtë pronë shpallet nul. Në moment që leja shpallet nul, kjo ndërtesë është pa leje. Çfarë parashikon ligji? Shembjen”, tha ndër të tjera Kalaja te "Të paekspozuarit". 

Kalaja është një nga 8 emrat që janë në garë për primaret në PD-në e Berishës. PD do ta zgjedhë më 4 dhjetor kandidatin zyrtar përballë Erion Veliajt për kryebashkiak. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BLEDAR: 22/11/2022 13:34

    i marrshi te keqen i marsh te gjitha te ligat mretit te shqiperise

    Përgjigju
  • Cubi: 22/11/2022 12:10

    Dihet ajo pun. Tek shqupi ka mbi 30 vjet qe eshte ngritur universiteti i pregatitjes se zjarrmetareve qe dikur pregatiteshin per hajen e tyneleve te ushtris!!!!!!!!!!! I uroj suksese kesaj goces se e ka me shum zell kete lloj pune. Por realiteti tregon se per sa koh e kan drejtuar anetaret e shqupit Tiranen kan fjetur vetem gjum dhe vetem e kan dh"""" e sh"""" Tiranen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin